Por këtu kemi të bëjmë me një problem, ata ndjekës nuk janë tuajt. Ata i përkasin platformës. Po sikur platforma të mbyllet? Çfarë ndodh me shpenzimet që keni bërë për të ndërtuar “perandorinë tuaj gjigante”?
Ekzistojnë tre mënyra të zgjuara për të ndërtuar një biznes të qëndrueshëm dhe të fortë.
Ndërtoni listën tuaj
Ndërtoni një listë me kontakte email-i, jo me ndjekës.
- Merrni email-et e klientëve
- Merrni informacione nga eventet
- Ndërtoni një bazë të dhënash me numrat e telefonit
Nuk është aq e thjeshtë, por ju mund të arrini tek njerëzit nëse keni një ide, shërbim ose produkt të ri për ta prezantuar. Më mirë akoma, njerëzit do të kenë një mënyrë të drejtpërdrejtë për t’ju shpjeguar juve nevojat e tyre. Siç tha Seth Godin në një podcast të fundit të Akimbo:
“Problemi me blerjen e ndjekësve të mediave sociale është se ata ndoshta nuk janë aq besnikë. Kërkoni për një zgjidhje të mesme.”
Vizitoni njerëzit
Lidhja personale është më e thellë se ajo sociale. Planifikimi i kohës për t’u lidhur me të tjerët ndërton diçka më të fortë se një marrëdhënie dixhitale, e cila është relativisht sipërfaqësore.
Merreni shembull Steve Jobs-in dhe shëtitjet e tij të famshme ose sipërmarrësit e tjerë legjendarë që hipnin në aeroplan vetëm për të dorëzuar një kontratë.
Koha është gjithashtu thelbësore për ndërtimin e një biznesi afatgjatë. Marrëdhëniet, jo transaksionet, janë ato që e mbajnë kompaninë tuaj të fortë.
Lexo: Si të zgjidhni partnerin e duhur në biznes?
Qëndroni vazhdimisht aktiv
Mënyra për të krijuar një biznes të qëndrueshëm është duke formuar një lidhjeje të drejtpërdrejtë me komunitetin. Tregoni për dështimet dhe për sukseset tuaja. Komunikoni me ta.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.