Disa prej këtyre librave janë publikuar këtë vit, kurse disa vite më parë, për të cilat ai thotë se ende e kanë rëndësinë e tyre edhe në ditët e sotme, ose thjesht nuk ka mundur t’i lexojë kur ka qenë president. “Unë isha pak i zënë në atë kohë,” shkruan Obama në rekomandimin e tij për librin Wolf Hall nga Hilary Mantel (i botuar në vitin 2009). 10 librat e mëposhtëm përfshijnë një larmi të kategorive, duke filluar nga trillimet shkencore deri tek librat non-fiction dhe tregimet e shkurtra. Këto libra përfshijnë tema të ndryshme si dashuria, raca, ndarja e klasave, familja dhe patriotizmi. Të listuara më poshtë janë 10 librat që ish presidenti Obama ju rekomandon të lexoni këtë verë:
The Nickel Boys nga Colson Whitehead
Obama e përshkruan librin si “të vështirë për tu gëlltitur” dhe “një libër të domosdoshëm” që detajon se si ndikuan efekti i Jim Crow dhe burgosjet masive në jetën e njerëzve.
Exhalation nga Ted Chiang
Në këtë koleksion me tregime të shkurtra, Chiang shkruan për disa nga temat më shqetësuese të jetës përmes trillimeve shkencore. Obama e përshkruan shkruan librin, “ju bën të ndjeheni më njerëzorë”.
Korridori i Ujkut nga Hilary Mantel
Historia e trilluar e Mantelit e cila përshkruan ngritjen në pushtet të Thomas Cromwellit në kohën e mungesës së trashëgimtarit të mbretit të Britanisë së Madhe Henry VIII, dëshirën e Cromwellit për të divorcuar gruan e tij për t’u martuar me Ann Boleyn dhe Anglinë në prag të luftës civile “është ende e mrekullueshme”, shkruan Obama.
Burra pa gra nga Haruki Murakami
Ky koleksion me shtatë tregime të shkurtra shqyrton jetën e burrave të vetmuar, pa marrëdhënie serioze me gratë në jetën e tyre. Obama shkruan, “do t’ju emocionojë dhe do t’ju ngatërrojë, dhe ndonjëherë do t’ju lërë me më shumë pyetje sesa përgjigje.”
Spiuni Amerikan nga Lauren Wilkinson
Është viti 1986, koha e Luftës së Ftohtë, Marie Mitchell është një oficere e talentuar e inteligjencës në FBI – ajo është një grua e re me ngjyrë në një organizatë që përbëhet vetëm nga burra të bardhë. Kur ajo më në fund merr një detyrë të denjë për talentin e saj, marrëdhënia e saj me familjen, dashurisë dhe vendin ndryshon. Obama shkruan se “është shumë më tepër sesa një triller spiunësh.”
Çfarë po i bën interneti trurit tonë nga Nicholas Carr
Një hetim më i gjerë dhe më intensiv në artikullin e tij për The Atlantic, “A po na bën Google budallenj?” Carr eksploron atë që ne sakrifikojmë për të përfitimet që kemi nga interneti. Obama shkruan, “argumentet e tij mbi ndikimin e internetit në trurin tonë, jetën tonë dhe komunitetet tona janë ende të denja për reflektim.
Vajza e Laboratorit nga Hope Jahren
Ky kujtim i gjeo-biologes Hope Jahren, tregon kureshtinë dhe pasionin e saj të përjetshëm për shkencën dhe fidanet. Ajo shkruan se si punon «me zemër dhe me duar», dhe se si kombinimi i të dyjave është themeli i lumturisë dhe suksesit të saj. Obama shkruan se është “e jashtëzakonshme”.
Brenda nga Téa Obreht
Brenda përshkruan thatësirën e vitit 1893 në Territorin e Arizonës, ku një grua me dokumente ilegale me emrin Nora pret kthimin e burrit dhe djalit të saj të madh. Ajo takohet me një të jashtëligjshëm të quajtur Lurie. Libër që përshkruan mitin e Perëndimit Amerikan. “Nuk do të zhgënjeheni nga ky roman,” shkruan Obama.
Si ta lexoni ajrin nga Dinaw Mengestu
Romani i Mengestu përfshin dy gjenerata të imigrantëve etiopianë. “Do të keni një botëkuptim më të mirë të kompleksitetit dhe hakmarrjes brenda historisë së emigrantëve amerikanë,” shkruan Obama.
Shërbëtore: Punë e vështirë, pagë e ulët dhe vullneti i një nëne për të mbijetuar nga Stephanie Land
Ëndrra e Stephanie Land për t’u larguar nga qyteti i saj i lindjes në Pacifikun Verilindor për të ndjekur ëndrrën e saj për të shkuar në kolegj dhe për t’u bërë shkrimtare, zhduket nga një shtatëzani e papritur. Por e vendosur për të siguruar jetën më të mirë të mundshme për vajzën e saj, ajo ka punuar si shërbëtore gjatë ditës ndërsa natën mësonte për të përfunduar shkollën, ku shkruante pa ndalur. Obama thotë: “është një vështrim personal i një nëne për ndarjen e klasave të Amerikës”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto