Prodhimi i shegës. Si po zhvillohen fermat në rrethinat e Shkodrës - Business Magazine Albania

Prodhimi i shegës. Si po zhvillohen fermat në rrethinat e Shkodrës


Vjelja e shegës, frutit me kurorë, fillon nga fundi Shtatorit. Zenel Kuti tregon se të parën aty, kanë zgjedhur kultivimin e shegës pasi zona është e njohur për të. Grumbulluesit vijnë nga Tirana për të marrë prodhimet. Shega ka qënë gjithmonë pjesë e jona,- thot ai,- madje kemi pasur dhe shegë të egra në fshatin e vjetër – Krebaj, –  ku qytetarët e Shkodrës vinin dhe veronin e shijonin natyrën.

Puna e tij dhe formimi, e kanë ndihmuar të fitojë më shumë përvojë, e të zhvillojë metodat e reja të kultivimit. “Kemi shkëmbyer eksperienca, përmes trajnimeve në Lushnje dhe në Vlorë”, thotë Kuti. Ai tregon se pun aka filluar nga zero, tek toka e gjyshit, e cila e bën krenar. Me këtë punë, ai mundohet ҫdo ditë të plotësojë nevojat e familjes.

Në vitin 2000 familja e tij vendoset në Alimetaj- Fshat në Oblikë, duke ardhur nga Taraboshi. Në Alimetaj janë gjithsej 70 shtëpi. Në fshatin e vjetër nuk ka më njeri, pasi nuk ka rrugë.

Krahas kultivimit të shegëve, familja Kuti është fokusuar edhe tek prodhimet bio. Por, për këtë duhet investim.

Lexo: Fermeri Zija Keshi: “Vendi im më dha mundësinë të jem sipërmarrës”

Punojmë familjarisht, thotë Zenel Kuti. Rrënjët e shegëve 10 vjeҫare, ujiten me pika dhe përdoret vetëm plehun organik, i fermës së tij.

Prodhimet e serës ndërkohë, i tregton në Mal të Zi. Me një investim të fundit ata kanë  ngritur një inkubator për vezët e pulave. Familja Kuti ka aktualisht mbi 1000 pula.

Zeneli e ka zhvilluar biznesin e tij, bazuar në mikrofinancë. Ai është financuar 3 herë nga FED invest, si në bujqësi, pemëtari dhe së fundi edhe në pulari.

Zona ku ai punon është kthyer në një zone shumë të njohur në Shqipëri për kultivimin e shegës. Aktualisht Zeneli ka 700 rrënjë shegë dhe synon që të rrisë deri në 1000 rrënjë. Tashmë në këtë zonë janë mbi 30 fermerë, që kanë më shumë se 10.000 rrënjë shege të butë, të cilën e kanë kultivuar prej më shumë se 20 vitesh. Sasia e prodhimit për zonën Alimetaj-Velinaj është deri në 60 tonë shegë e butë.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0