A e kishit menduar një formë të tillë marketingu? - Business Magazine Albania

A e kishit menduar një formë të tillë marketingu?


Qyteti Bielefeld në Gjermani ka gjetur një mënyrë të veçantë të promovimit të vendit të tij. Bielefeld ofron 1 milion euro për cilindo që sjell prova se ky qytet nuk ekziston. Një qytet gjerman që daton në Shekullin 9-të, me 340 mijë banorë, një universitet, një kështjellë mesjetare … por a ekziston ky qytet me të vërtetë?

Bielefeld po ofron këtë çmim për këdo në Gjermani që mund të dëshmojë mos ekzistencën e qytetit. Grupi i marketingut të qytetit, i cili po zhvillon konkursin dëshiron të hedhë poshtë një teori konspirative 25-vjeçare. Në vitin 1994 një student publikoi në sistemin Usenet mesazhin, “Bielefeld? Nuk ka një gjë të tillë”. Mesazhi i Achim Held u bë një lojë që zgjati në Gjermani, derisa u bë virale me bumin e internetit.

Edhe Kancelarja Angela Merkel në vitin 2012, iu referua qytetit të Bielefeld, kur foli gjatë një ndarje çmimesh në Berlin. Ajo tha se ndoqi një ngjarje në Bielefeld, duke shtuar: “Ky qytet ekziston”. Publiku shpërtheu në të qeshura dhe zonja Merkel vazhdoi:

 “Kam përshtypjen se isha atje dhe shpresoj se mund të shkoj përsëri atje”.

Lexo: Çfarë duhet të dimë për përdorimin e emocioneve në marketing?

Rregullat e konkurrencës janë:

Gjermanët kanë kohë deri në 5 shtator të paraqesin provat e tyre që Bielefeld “nuk ekziston”. Në faqen e internetit për5 konkursin shpjegohet se provat mund të jenë në forma të ndryshme; foto, video ose tekst.

Ata thonë se janë 99,99% të sigurt se mund të hedhin poshtë çdo provë, por taksapaguesit nuk duhet të shqetësohen, pasi paratë e çmimit prej 1 milion euro do të financohen nga sponsorët e Bielefeld Marketing, në rast se do të gjendet një fitues.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0