Julius Dein, sipërmarrës në mediat sociale, është një nga magjistarët më të mëdhenj dhe më të njohur në planet me më shumë se 20 milionë ndjekës online. Duke kombinuar së bashku magjinë me komedinë dhe kulturën e udhëtimit, Julius është bërë një nga yjet më të njohur të mediave sociale në botë, duke u bërë një admirues në internet.
Folës në shumë konferenca dhe evente, ai ishte një prej folësve më të rëndëdsishëm këtë vit në konferencën e Spark.me.
Më poshtë sjellim disa prej mesazheve të tij më të rëndësishme në këtë konferencë, lidhur me përmbajtjen dhe marketingun:
Lexo: Nëse doni të bëheni të suksesshëm duhet t’i pranoni këto 3 fakte të vështira
- “Fokusohuni në përmbajtje dhe gjeni një kanal të mirë për ta shpërndarë. Nëse doni të keni sukses, duhet të jeni kreativë dhe të qëndrueshëm”.
- Kur krijojmë një video duhet të kemi parasysh që të bëjmë video të shkurtra me telefon, të përfshijmë në to edhe persona të tjerë si dhe të kemi kujdes vendosjen e thumbnails.
- Nëse keni frikë të dështoni, ju nuk do të arrini kurrë suksesin.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.