Por kjo mjafton për ta kthyer atë në ‘dhimbjen’ më të madhe të YouTube.
Arsyeja: Ryan’s Toy Review është duke u mbajtur tani si Ekspozita A, duke sugjeruar që YouTube po shkel ligjin federal duke mbledhur informacione private për përdoruesit nën moshën 13 vjeçare.
Senatori i Massachusetts Edward Markey – i cili ishte autori i Aktit për Privatësinë Online për Fëmijët (COPPA), kur ishte në Shtëpinë e Bardhë- kërkoi nga Komisioni Federal i Tregtisë të shihte dëshmitë se YouTube po shkel privatësinë e përdoruesve fëmijë.
Sipas Markey:
- COPPA ndalon faqet e internetit nga mbledhja e të dhënave të përdoruesve nën moshën 13 vjeç.
- YouTube pretendon se nuk është një faqe interneti e destinuar për fëmijët, kështu që nuk duhet të shqetësohen për COPPA-n.
- Por, siç tregon Markey, Ryan’s Toy Review si kanali më i shikuar në Youtube, me 19 milionë ndjekës, “karakterizohet si” rishikim (review) i lojërave për fëmijët, nga një fëmijë”.
Për më tepër, Ryan’s Toy Review është thjesht kanali më i suksesshëm për fëmijë nga kanalet tjera të të njëjtës fushë, që kanë “miliona ndjekës dhe klikime dhe ju drejtohen drejtpërdrejt fëmijëve”.
Pra, ja çfarë dëshiron senatori që të bëjë Komisioni Federal, përveç gjobitjes së YouTube:
- Të kërkojë nga Google të ndalojë grumbullimin e të dhënave nga përdoruesit nën 13 vjeç dhe të fshijë të gjitha të dhënat që tashmë ka;
- Ta detyrojë atë që të gjejë një mënyrë për të identifikuar përdoruesit nën 13 vjeç;
- Të ndalojë marketingun e targetuar dhe marketingun ndikues në YouTube Kids;
- Ta detyrojë Google ti nënshtrohet një auditimi vjetor COPPA;
- Të ndalojë Google për nisjen e ndonjë shërbimi të ri për fëmijët pa një shqyrtim të bordit të Komisionit Federal;
- Ta detyrojë Google të bëjë një fushatë me mision që askush nën moshën 13 vjeç nuk duhet të përdorë YouTube dhe të krijojë një fond për të “prodhuar dhe amplifikuar përmbajtje jokomerciale, cilësore për fëmijët”.
YouTube ka bërë të ditur se ka aplikuar dy ndryshime të mëdha kur është fjala për fëmijët:
- Zhvendosjen e të gjithë përmbajtjes së fëmijëve nga YouTube në aplikacionin e saj plotësisht të ndarë, me mur, YouTube Kids.
- Ç’aktivizimin e funksionit autoplay në përmbajtjen e fëmijëve, kështu që fëmijët nuk do t’i nënshtrohen një transmetimi të pafund të videove.
Pas këtij raporti, u bë e qartë se KF tashmë është duke hetuar YouTube për shkeljet e supozuara të COPPA, sipas The Washington Post. Pra, ndoshta disa nga këto detyrime që Markey po kërkon tashmë janë duke u zhvilluar – dhe potencialisht po bëjnë efektin e tyre.
Markey është një demokrat, kështu që normalisht ai nuk shihet si shumë i fuqishëm tani, meqë republikanët e kontrollojnë senatin.
Përveç dy gjërave:
- Së pari, ai kohët e fundit u bashkua me një senator republikan, Josh Hawley të Misurit, për të përditësuar ligjin dhe për ta bërë atë edhe më të vështirë që kompanitë e internetit të marrin në shënjestër fëmijët.
- Dhe së dyti, po flasim për fëmijët. Askush në Kongres nuk dëshiron të jetë në anën e gabuar të çështjeve rreth mbrojtjes së fëmijëve.
Dhe për fund, nëse do të isha drejtor i YouTube, do të doja të dilja nga kjo situatë.
Dhe në qoftë se unë do të menaxhoja Ryan’s Toy Review, do të filloja të mendoja për një shtëpi tjetër përveç YouTube.
Nga Bill Murphy Jr për INC
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.