Nuk bëhet fjalë për shpërblimet apo promovimet për punën e mirë.
Ata ndihen të pa vlerësuar, sepse drejtuesit e marrin të mirëqenë punën e tyre, besimin e tyre dhe talentin e tyre totalisht të zëvendësueshëm.
Ja çfarë harrojnë drejtuesit:
“Mund të blesh kohën e një njeriu, mund të blesh prezencën e tij fizike në një vend të caktuar, mund të blesh aftësi dhe shprehi të ndryshme për një orë apo një ditë. Por, nuk mund të blesh entuziasmin, nuk mund të blesh iniciativën, nuk mund të blesh besnikërinë, nuk mund të blesh pasionin dhe dëshirën. Mendjen dhe shpirtin. Këto duhen fituar”, Clarence Francis, Drejtues i General Foods.
Ju nuk mund të fitoni dhe të mbani besnikërinë, dedikimin dhe entuziasmin te punonjësit pa i vlerësuar këto cilësi.
Kaq e thjesht!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.