Kjo kompani mund Google, Microsoft, Linkedin, HubSpot dhe Salesforce, sipas punonjësve - Business Magazine Albania

Kjo kompani mund Google, Microsoft, Linkedin, HubSpot dhe Salesforce, sipas punonjësve


Nëse je një shef, këtu ke një pyetje: Çfarë mendojnë me të vërtetë punonjësit tuaj për ty? Çfarë do t’u thonin njerëzve të tjerë, kur mendojnë se nuk i dëgjoni?

Ekipi i udhëheqjes në Dynatrace, një kompani softëar-ësh për menaxhimin e performancës së aplikacionit jashtë Bostonit, sapo mori një lajm shumë të mirë në atë front. Sipas një sondazhi punonjësit e tyre e vlerësuan ekipin udhëheqës më lart se çdo kompani tjetër e madhe në Amerikë, midis kompanive më të njohura si Hubspot, Google dhe Microsoft.

Kjo është pjesë e listës së lidership-it më të mirë 2019 të publikuar këtë javë nga Comparably, që e përshkruan veten si “një platformë online për të kuptuar kompensimin e punës dhe kulturën. “Është bazuar në vlerësimet nga punonjësit në të dy kategoritë” nën 500 punonjës dhe më shumë se 500 punonjës.

Metodologjia përfshinte pyetjen e punonjësve për të vlerësuar në mënyrë anonime ekipet e tyre udhëheqëse gjatë 12 muajve të fundit, duke iu përgjigjur tri pyetjeve:

Si e vlerësoni CEO-n tuaj?

Si e vlerësoni ekipin tuaj ekzekutiv?

Si e vlerësoni menaxherin tuaj të përgjithshëm?

Për kompanitë më të mëdha duhej të merrnin pjesë së paku 75 punonjës për t’u konsideruar, ndërsa për kompanitë më të vogla duhej të merrnin pjesë të paktën 25 punonjës.

Amantia Kullolli

INC

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0