Shpërthimi i bombulës - Argjendaria e pasiguruar. Pronarja e biznesit ngjitur: "Do të kërkoj dëmshpërblim" - Business Magazine Albania

Shpërthimi i bombulës – Argjendaria e pasiguruar. Pronarja e biznesit ngjitur: “Do të kërkoj dëmshpërblim”


Shpërthimi i bombulës së gazit në një argjendari të Hënën në zonën e ish-bllokut ishte vetëm një nga rastet e rënda që ne dëgjojmë thuajse çdo vit lidhur me këto lloj aksidentesh.

E ndërsa rastet përsëriten duke shkaktuar edhe të plagosur rëndë apo viktima në njerëz, sigurimi i këtyre lloj subjekteve nga ana e pronarëve vazhdon të jetë në nivele tejet të ulta.

Këto tragjedi prekin jo vetëm personin ku ndodh ngjarja, por për fat të keq dëmtohen rëndë edhe bizneset dhe personat e pafajshëm përreth.

Lexoni: Sigurimet, vijojmë të kujtohemi kur ndodh fatkeqësia

Mbi 500 raste janë të regjistruara çdo vit vetëm në Tiranë. Përgjegjësitë janë të mëdha, çfarë po ndodh në fakt? Tregtohen bombula gazi të pa siguruara për përgjegjësi ndaj palëve të treta, shtëpi, lokale, restorante apo karburante të pa siguruara.

Sigurimet nuk parandalojnë ngjarjen, por ato kompensojnë finaciarisht atë!

Rasti më i fundit në ish-bllok na dëshmoi se nga shpërthimi i bombulës në argjendari, u plagosën çifti i pronarëve (burrë e grua), punonjësja e argjendarisë, 2 kalimtarë të rastit dhe u dëmtuan lehtë edhe punonjës të dyqanit ngjitur me argjendarinë.

Jo vetëm kaq, dëmet e shkaktuara nga ky shpërthim ishin të mëdha edhe për biznesin e eventeve ngjitur.

Pronarja e dyqanit ngjitur me argjendarinë thotë se i është dëmtuar çdo gjë që ka patur brenda, bashkë me furnizimin e ri. Ajo thotë se i kanë rënë 2 faqe të murit dhe shkatërrimet janë në nivele të larta.

Kemi të bëjmë me një përgjegjësi kolektive, por nga ana tjetër është e gjitha individuale, të dëmtuarit përreth kërkojnë dëmshpërblim me të drejtë po kujt t’ia kërkojnë vallë, të dëmtuarit apo siguruesit? Ky është problem më vete. Pas ngjarjes fillon dhe hapja e konflikteve. Zgjidhja është, sigurimi i përgjegjësisë si domosdoshmëri e bashkëjetesës!

“Është dëmtuar çdo gjë! Edhe 2 faqet e mureve kanë rënë. Shpresojmë të gjejmë zgjidhje. Do të ndjek të gjitha rrugët ligjore për të marrë dëmshpërblimin që më takon,” – u shpreh pronarja e dyqanit ngjitur me argjendarinë ku shpërtheu bombula.

Lexoni: Burim Piraj, sipërmarrësi që do t’ua mbulojë punëtorëve të tij 100 % sigurimet shëndetësore

Sipas të dhënave të raportuara në media, pronarët e dyqanit ku ndodhi shpërthimi rezultojnë të pa siguruar në ndonjë kompani sigurimi edhe pse ligji në fakt e përcakton me detyrim një sigurim të tillë ndaj palëve të treta.

VENDIMI Nr. 212, i datës 16.3.2016 “ PËR PËRCAKTIMIN E KUSHTEVE DHE TË RREGULLAVE TEKNIKE PËR PËRPUNIMIN E BOMBULAVE TË MBUSHURA ME GAZ TË LËNGSHËM TË NAFTËS (GLN) “ PËRCAKTON QARTË :

“Konsumatori jofamiljar që përdor bombol të mbushur me GLN, duhet të jetë i pajisur me një kontratë sigurimi me një shoqëri sigurimesh, për të garantuar rimbursimin e dëmeve të shkaktuara ndaj palëve të treta, në rast aksidenti prej këtyre sistemeve dhe bombulave të GLN-së.”

Moskryerja e sigurimit nga ana e argjendarisë bën që paraprakisht të dilet në konkluzionin se barra e pagesës së dëmit të shkaktuar tek të tretët do t’i faturohet pronarit.

Shkelja e ligjit, duke mos u siguruar për të garantuar rimbursimin e dëmeve të shkaktuara ndaj palëve të treta, e thellon edhe më shumë ngjarjen pasi;

  • Së pari, pronari i argjendarisë duhet të shlyejë dënimet që sanksionohen në rastet kur shkelet ligji i sigurimit me detyrim për garantimin e rimbursimit të palëve të treta.
  • Së dyti, pronari i argjendarisë duhet të dëmshpërblejë vetë nga xhepi i tij palët e dëmtuara.
  • Së treti, pronari i argjendarisë duhet po ashtu të mendojë vetë për të ringritur biznesin e tij nga e para, pa asnjë mbështetje nga kompanitë e sigurimeve përsa kohë figuron i pasiguruar.

Pyetje të tjera që ngrihen në këtë mes për të cilat pritet të japë përgjigje policia kur të nxjerrë përgjegjësit është;

  1. A ka kryer ky subjekt sigurimin e përgjegjësive publike, për të mbuluar më tej dëmet fizike dhe materiale ndaj palëve të treta shkaktuar prej veprimtarisë në ambjentet e subjektit të tij?
  2. A ka kryer një sigurim të përgjegjësive të punëdhënësit dhe kompensim në rast dëmi të punëmarrësit?

/D.Shkembi

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0