Trajnimi do të jetë totalisht praktik dhe shumë i plotë. Ky trajnim do të përqëndrohet në të gjitha njohuritë e nevojshme bazë që ju nevojiten të interesuarve për të punuar me programet grafike pas tij duke përpunuar një foto, për të faqosur e konceptuar grafikisht një kopertinë, kartvizitë, fletëpalosje, billbord, poster, reklamë apo për të përpunuar një video.
Trajnimi ështe konceptuar për të transmetuar dije të thjeshta dhe të shpejta konkrete e praktike, për pjesëmarrësit me qëllim realizimin e detyrave të tyre në ambjentin e punës apo në fushën e interesit që kanë për përdorimin e programeve.
Në trajnim pjesëmarrësit do të marrin detyra dhe orientim preçiz nga trajnuesi sesi pas trajnimit të zhvillojnë më tej të pavarur e në menyrë të sistemuar, njohuritë dhe aftësitë e tyre drejt thellimit të njohjes së tyre.
Targe tgrupi: Të interesuar për të punuar me programet grafike, studentë të arteve, punonjës studiosh fotografike apo agjensish reklamash, punonjës marketingu në kompani dhe biznese të ndryshme, studentë të marketingut, piktorë, arkitektë, dizajner, stilistë e cilido që dëshiron të përdorë programet grafike në interesin e tij.
ZHVILLIMI: E shtunë më 20.07.2019 ora 11.00 pranë ambjenteve tona në Rr Muhamet Gjollesha tek Kryqëzimi i Inxhinierisë së Ndërtimit
CERTIFIKIMI: Certifikatë pjesëmarrje
PJESËMARRJA: 1500 LEKË
Për një informacion shtesë si dhe për të konfirmuar pjesëmarrjen mund të kontaktoni në:
info@irisoft.al / 0672888893 / 0695252625
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.