Riversimple: makina elektrike që nuk u shit kurrë

Riversimple: makina elektrike që nuk u shit kurrë


Inxhinieri drejtues dhe bashkëthemelues në Riversimple, Hugo Spowers, e nisi karrierën e tij në sportet me motor, përpara se të niste një udhëtim të ri për të sjellë makinat me karburant në treg, pasi kuptoi se industria e makinave ishte një mjedis i paqëndrueshëm.

Modeli i kompanisë angleze fokusohet në qëndrueshmërinë e makinave. Ai i ofron konsumatorëve makina që furnizohen me hidrogjen, ku çdo riparim paguhet kundrejt një kostoje mujore. Është në interesin e kompanisë për të bërë makina sa më efektive të jetë e mundur.

Kjo është shumë ndryshe nga prodhuesit tradicional, përfshirë prodhuesit e makinave me komision të ulët, i cili i inkurajon konsumatorët të përmirësohen vazhdimisht.

Prototipi i parë i Riversimple, Rasa, përfundoi në vitin 2016 dhe peshonte 580 kg. Ai përfshinte një motor me fuqi të ulët 8.5 kW.

Por ndërkohë që ka një prototip që punon, janë disa hallka të tjera që duhen zgjidhur para se të dalë në treg, për shembull, kostoja e lartë fillestare e prodhimit të çdo teknologjie të re.

Duke u fokusuar në impaktin mjedisor që ka industria e automjeteve, Hugo beson se një ndryshim drastik është shumë i nevojshëm.

Ideja është që konsumatorët të regjistrohen për 1 deri në 3 vjet, si një telefon me një debit mujor. Në fund të kontratës, konsumatorët do të kenë opsionin për tu zgjeruar me një kosto më të ulët.

Teknologjia me qelizat karburant është kaq ndryshe nga motorët me diegie.
Ju duhet ta ndërtoni në një mënyrë tjetër me materiale të reja, facilitetet të tjera dhe një model biznesi për konsumatorët.

/Gov.uk

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0