Ja çfarë na mëson fitorja e Tiger Woods në Masters 2019 - Business Magazine Albania

Ja çfarë na mëson fitorja e Tiger Woods në Masters 2019


Fitorja e Tiger Woods në turneun Masters 2019 është konsideruar si një nga rikthimet më të mëdha në historinë e sportit. Turneu shënon fitimin e parë të lojtarit pas një hendeku prej më shumë se një dekade gjatë së cilës Woods iu nënshtrua traumave të mëdha fizike dhe psikologjike para se të kohët e fundit të shënonte fitoren e tij. 

Analogjia e këtij triumfi është e ngjashme me historinë e Steve Jobs tek Apple. Pas themelimit të kompanisë dhe duke u detyruar ta linte atë, Jobs jo vetëm u rikthye në Apple, por ai në fakt e çoi kompaninë shumë më lart. Tiger Woods ishte shumë lart në karrierën e tij të golfit kur rënia e tij ndodhi papritmas.

Lexoni: Këta janë 20 sportistët më të paguar në botë

Kampionati i fundit kur ai kishte fituar ishte në vitin 2018. Në vitet që pasuan u dëmtua fizikisht, duke kryer operacione të shumta, u bë pjesë e një skandali publik në lidhje me martesën e tij, përdorte në mënyrë të tepruar barna me recetë dhe u arrestua për ngarje makine nën efektin e substancave narkotike.

Pas kaq shumë dështimet madje edhe tifozët më të zjarrtë të Woods pyesnin veten nëse ai do të fitonte ndonjëherë një tjetër titull. Njerëzit në të vërtetë po spekulonin nëse ai do të luante përsëri, e më pas të fitonte në një turne. Hendeku i zgjatur midis fitores së fundit të Tiger dhe kjo e kohëve të fundit është ajo që e bën historinë  e tij shumë më frymëzuese.

Kjo fitore nuk është thjesht një triumf personal për Woods. Është një mësim për të gjithë ne në lidhje me durimin, këmbënguljen dhe përkushtimin. Ja se çfarë mund të mësoni nga rikthimi spektakolar i Woods.

Këmbëngulja paguan në afatgjatë

Udhëtimi i suksesit është i ndryshëm për të gjithë. Nëse keni ndërmend të ndërtoni një biznes teknologjik të fokusuar në zhvillimin e aplikacioneve ose po planifikoni për një startup jo teknologjik, shkallëzimi i të dy bizneseve kërkon dedikim dhe këmbëngulje. Rruga e sipërmarrjes është e karakterizuar nga ulje dhe ngritje.

Do të kishte raste kur gjithçka do të ishte e mrekullueshme dhe çdo gjë do të shkonte mirë dhe nga ana tjetër, do të kishte ditë, muaj apo vite kur asgjë nuk do të shkonte mirë. Frika e dështimit është një nga pengesat më të mëdha për t’u bërë një sipërmarrës.

Këmbëngulja është çelësi për të kapërcyer ujërat e panjohura. Tiger Woods i kishte humbur pothuajse të gjitha, duke u ballafaquar me dështime publike në mënyrë të vazhdueshme, humbi formën e tij dhe fitoret, por megjithatë ai këmbënguli dhe ja doli. “Ti nuk duhet të heqësh dorë kurrë,” thotë ai. “Gjithmonë duhet të luftosh. Të heqësh dorë nuk është kurrë pjesë e ekuacionit”.

Besoni në veten tuaj dhe ndiqni zemrën

Kjo fitore është ndoshta shembulli më i madh i besimit në aftësitë tuaja. Woods tha në një intervistë për CNN, “Unë mendoja se kjo ditë do të vijë. E dija se do e arrija këtë fitore. A e dija se do të ishte këtë javë? Jo. Por kisha një ndjenjë të mirë se mënyra se sipo luaja, do të më çonte në fitore”.

Ky besim i palëkundur në aftësitë tuaja është ai që ju duhet të keni sukses. Të kesh një ide biznesi është vetëm fillimi i rrugës sipërmarrëse. Strategjia gjatë rrugës, që përfshin testimin dhe validimin e idesë suaj të biznesit, duhet të mbështetet nga një besim në veten tuaj. Afati kohor dhe zhvillimi mund të ndryshojnë, por besimi dhe përkushtimi janë dy faktorët kryesorë që përcaktojnë suksesin tuaj.

Lexoni: Dështimi, fjala që urrejmë të gjithë, por që na mëson kaq shumë gjëra

Përdorni pikat tuaja të forta në avantazhin tuaj

Perfeksioni është një mit. Gjërat pozitive janë të balancuara nga ato negativet, por është fokusi në të parën që ju çon në rrugën e suksesit. Tiger Woods filloi karrierën e tij kur ishte i ri dhe arriti sukses të madh, por koha mori një kthesë mbi gjendjen e tij. Pasi u shërua nga një sërë dëmtimesh, pasi iu nënshtrua operacioneve të shumëfishta dhe luftoi me veten e tij, ai u përqëndrua në gjërat pozitive dhe i përdori ato në avantazhin e tij për të fituar turneun e pestë të Masters.

“Ndjeja sikur po i bashkoja të gjitha copat së bashku dhe duart po bënin gjithçka. Trupi nuk është i njëjtë me atë që ishte shumë kohë më parë, por ende kam duar të mira,” tha Woods në një intervistë pas fitores së tij në Augusta. Në mënyrë që të keni sukses, duhet të kuptoni gjërat pozitive dhe të përqendroheni në to.

Të qëndroni me këmbë në tokë është receta e suksesit

Mos e humbni shpresën kur dështoni dhe qëndroni me këmbë në tokë kur keni sukses. Kjo këshillë e vjetër është personifikuar nga Woods në fitoren e tij në Master. Kur triumfi i tij u shënua si historia më e madhe e shpengimit në historinë e sportit, ai hodhi poshtë këtë dhe vuri në dukje Ben Hoganin, i cili shkoi për të fituar në US Open në vitin 1950, vetëm një vit e gjysmë pas gati vdekjes në një aksident automobilistik.

Energjia që solli në lojë dhe përulësia e tij në rikthimin e madh e bën atë një kampion të vërtetë të golfit.

Lexoni: Si këta 10 miliarderë janë ballafaquar me dështimin?

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0