Të mërkurën, Forbes shpalli listën e 100 sportistëve më të paguar në botë.
Ylli i Real Madrid Cristiano Ronaldo kryeson listën për të dytin vit rradhazi, me të ardhura që kapin vlerën e 93 milionë dollarëve.
Basketbolli është sporti më i përfaqësuar në këtë list, 32 vende nga 100, me LeBron James i cili zë vendin e dytë ndërsa thuhet se këtë vit ka fituar 31.2 milionë dollarë si rrogë dhe 55 milion dollarë me kontrata.
Serena Williams është e vetmja femër në këtë listë. Kampionja e tenisit rendit në vendi 51, me të ardhura që kapin shifrën e 27 milionë dollarëve.
Kjo është lista me 20 sportistët më të paguar në botë:
Cristiano Ronaldo (futboll) — 93 milion $
LeBron James (basketboll) — 86.2 milion $
Lionel Messi (futboll) — 80 milion $
Roger Federer (tenis) — 64 milion $
Kevin Durant (basketboll) — 60.6 milion $
Andrew Luck (futboll) — 93 milion $
Rory McIlroy (golf) — 50 milion $
Stephen Curry (basketboll) — 47.3 milion $
James Harden (basketboll) — 46.6 milion $
Lewis Hamilton (gara me makina) — 46 milion $
Drew Brees (futboll) — 45.3 milion $
Phil Mickelson (golf) — 43.5 milion $
Russell Westbrook (basketboll) — 38.6 milion $
Sebastian Vettel (gara me makina) — 38.5 milion $
Damian Lillard (basketboll) — 38.4 milion $
Novak Djokovic (tenis) — 37.6 milion $
Tiger Woods (golf) — 37.1 milion $
Neymar (futboll) — 37 milion $
Dwyane Wade (basketboll) — 36.2 milion $
Fernando Alonso (gara me makina) — 36 milion $
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto