Studentët e Hong Kongut gjejnë kohë për të studiuar në mes të protestës

Studentët e Hong Kongut gjejnë kohë për të studiuar në mes të protestës


Është vërtetuar nga organizatorët se rreth dy milionë njerëz kanë marrë pjesë në protestat masive që po ndodhin në Hong Kong kundër projekt-ligjit të kontradiktor të ekstradimit.

Pavarësisht nga videot që shfaqin turma masive, policia ka pohuar se nuk ka më shumë se 338,000 njerëz të pranishëm. Kjo mund të jetë protesta më e madhe në historinë e Hong Kongut.

Fotografi të reja janë publikuar në platformën Reddit ku shfaqin protestuesit e rinj në terren duke mësuar njëkohësisht për provimet e tyre përfundimtare, ndërsa në të njëjtën kohë po marrin pjesë në protesta.

Ndërsa ky nivel i përkushtimit është sigurisht mbresëlënës, kjo nuk është hera e parë që protestuesit e rinj të Hong Kong kanë zgjedhur të studiojnë ndërsa protestojnë për të drejtat e tyre.

Gjatë protestave të Hong Kongut të vitit 2014, të quajtura shpesh Revolucioni Ombrellë, të rinjtë e Hong Kongut mahnitën botën duke krijuar fusha studimi në mes të demonstratave të tyre në atë që mund të përshkruhet si vepër e jashtëzakonshme e multitasking (të bërit disa gjëra në të njëjtën kohë).

Këtë vit, gjithashtu janë publikuar edhe videot e qytetarëve që kthehen në vendin ku janë zhvilluar protestat kundër ekstradimit duke pastruar plehrat. Që kur këto imazhe u shpërndanë, protestuesit në Hong Kong kanë marrë lëvdata të jashtëzakonshme duke vendosur një shembull shumë pozitiv për protestuesit e ardhshëm.

Aftësia e studentëve për të bërë shumë gjëra në të njëjtën kohë dhe përkushtimi i tyre për edukimin si dhe të drejtat e tyre, kanë frymëzuar përdoruesit e rrjeteve sociale në mbarë botën, të cilët u treguan të shpejtë për t’i lavdëruar përpjekjet e tyre:

“Është e rëndësishme të dimë se shumë nga protestuesit janë të rinj. Ata nuk kanë parë ndonjë gjë të tillë. Shumica e tyre po e bëjnë këtë për herë të parë. Respekt i madh për ta”.

“Një mijë njerëz përbëjnë një rebelim që mund të thyhet. Një milion njerëz janë një revolucion dhe as qeveria kineze nuk do të ishte aq e pakujdesshme të për të provuar dhe luftuar këtë turmë kaq të madhe”.

“Unë nuk e di se si e kanë arritur atë, por unë nuk mendoj se mund të përqendrohem me një mjedis të tillë.”

“Vullneti dhe hijeshia që kanë këta protestues janë të pashembullt me ​​këtë foto dhe pastrimin e rrugëve pas një proteste”.

Nextshark

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0