Sipas Ministres për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku, “rishikimi erdhi pas nënshkrimit të marrëveshjes për Bllokun 4. “Marrëveshja hidrokarbure për kërkimin dhe prodhim në Bllokun 4 mes shtetit shqiptar dhe Shell në vitin 2017 shënoi vendosjen e një standardi të ri cilësor në këtë sektor si në aspektin teknik ashtu edhe në atë financiar. Në këtë marrëveshje sigurohet respektimi i plotë dhe balancimi mes palëve duke rritur kështu përfitimet e shtetit shqiptar krahasuar me marrëveshjet e mëparshme”.
Kompania Shell është e pranishme në Shqipëri prej vitit 2012 . Përfaqësuesi i Shell tha pas nënshkrimit të marrëveshjes se, “Zotohemi të japim një kontribut pozitiv ndaj Shqipërisë dhe ky kontribut vjen përmes tatimit dhe taksave dhe punësimit të individëve lokalë”. Ai kujtoi se kompania bën biznes çdo ditë me 200 nënkontraktorë shqiptarë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.