Një projektigj i prezantuar në Kuvend, që parashikon rriten e transparencës në sipërmarrje ka rritur masën e gjobës në rast se nuk regjistrohet në afat ndryshimi i ortakut në biznes.
Lexo: Guida e Biznesit nga QKB
Sipas projektigjit, “parashikohet se aplikimi për ndryshimin e ortakut dhe/ose strukturës së ortakërisë të personit juridik bëhet brenda 30 ditëve kalendarike nga data e ngjarjes së rrethanës faktike të ndryshimit të ortakut dhe/ose strukturës së ortakërisë, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga ligji”.
Mos regjistrimi i tij brenda 30 ditëve kalendarike nga data e ngjarjes faktike të ortakut dhe/ose strukturës së ortakërisë, me përjashtim të rasteve të parashikuara nga ligji, përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë 100 000 lekë, sipas projektligjit.
Ky detyrim lind edhe për shoqëritë aksionare.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto