Testi është rishikuar nga grupet e interesit si shoqatat e autoshkollave dhe autoshkollat që nuk janë pjesë e shoqatave, specialistë të fushës, ekspertë dhe përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ku nga 4864 pyetje u eliminuan 1199 pyetje ngatërrestare. Janë korrigjuar ndërkohë 1848 pyetje me gabime gramatikore ose kuptimore.
Lexo: Ndryshime në testin e patentës, DPShTRr do të rishikojë pyetjet e teorisë
Duke filluar nga data 1 Qershor Testi Teorik do të përbëhet nga 40 pyetje, sipas Drejtorisë së Transportit Rrugor. Shkurtimi i pyetjeve bëhet me qëllim lehtësinë, kuptueshmërinë e tyre, duke e bërë testin më praktik dhe më objektiv. Edukimi cilësor vjen nga një testim i drejtë. Aplikantët dhe qytetarët mund të testojnë veten online te testim.dpshtrr.gov.al.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto