Ndryshime në testin e patentës, DPShTRr do të rishikojë pyetjet e teorisë
Përditësuar së fundmi: 09/01/2019

Ndryshime në testin e patentës, DPShTRr do të rishikojë pyetjet e teorisë

Share
nga Neada Muçaj
Jan 09, 2019

Proçedura të reja do të ndiqen për pajisjen me leje drejtimi.

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor do të rishikojë testimin teorik për pajisjen me leje drejtimi, pasi deri më tani ka patur pyetje, që ngatërronin aplikantët apo nuk përshtateshin me realitetin e qarkullimit të automjeteve në vendin tonë.

Aplikantët gjithashtu kanë mundësinë të ushtrohen online të testet e përgatitura në faqen zyrtare të dpshtrr.gov.al për testimin teorik.

Ndryshime, me qëllim lehtësimin e qytetarëve janë bërë edhe në drejtim të transferimit të dosjes, duke mundësuar paraqitjen në sportel vetëm 1 herë.