Innovation Challenge Fund hap aplikimet për financimin e startup-eve inovative dhe organizatave - Business Magazine Albania

Innovation Challenge Fund hap aplikimet për financimin e startup-eve inovative dhe organizatave


Innovation Challenge Fund, ka hapur mundësinë e aplikimit në mbështetje të sipërmarrjeve startup dhe organizatave. Programi i mbështetur nga Bashkimi Europian, qeveritë suedeze dhe gjermane, parashikon mbështetjen e ideve inovative.

The challenge Fund është një institucion financimi konkurrues, i cili do të përdoret si mjet për të lehtësuar qasjen në financa për kompanitë inovative në fazë të hershme të zhvillimit, si dhe për organizatat e angazhuara në shërbime për fillimin e inovacioneve dhe promovimin e sistemit shqiptar të inovacionit.

Fondi ka për qëllim që të dy palët, si bizneset startup dhe organizatat, (ofrues të shërbimeve inovative) të mbështeten në rritje kapacitetesh në forma të ndryshme përmes asistencës teknike të GIZ. Fondi do të sigurojë financim për kompanitë më premtuese për t’i ngritur ato në sipërmarrje inovative.

Fondi parashikohet të sigurojë financim për ofruesit më të mirë të shërbimeve të inovacionit për të përmirësuar më tej kapacitetin e tyre dhe / ose për të zhvilluar shërbime të reja për inovacionin dhe komunitetin fillestar në Shqipëri.

Fituesit e grandit do të përzgjidhen në bazë të disa kritereve konkurruese. Selektimi do të bëhet bazuar në kritere specifike nga një komitet vlerësimi me ekspertë ndërkombëtarë. Të gjitha aspektet e financimit do të zhvillohen në mënyrë dixhitale përfshirë edhe procesin e aplikimit.
Aplikimi për sipërmarrjet parashikon të mos kalojë 7 mijë euro për idetë stratup (të paregjistruara), deri në 15 mijë euro për startup-et e reja, të regjistruara nën dy vjet dhe 25 mijë euro për startup-et e regjistruara mes 13-36 muaj.

Minimumi i bashkëfinancimit nga aplikuesit nuk duhet të jetë më pak se 50% e gjithë kostos së projektit.

Për organizatat, mbështetja financiare është deri në 100 mijë euro.
Kliko Këtu për t’u informuar dhe aplikuar si startup ose organizatë.

Euforinnovation.al

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0