3 truke psikologjike për t’ju ndihmuar të kurseni para (Wendy De La Rosa)
Ne të gjithë duam të kursejmë para çdo vit, por është më e lehtë të thuhet sesa të bëhet. Shkencëtarja e sjelljes Wendy De La Rosa synon ta ndryshojë këtë në fjalimin e saj në TED Talk, duke na mësuar tri strategji psikologjike për tejkalimin e prirjes sonë për të shpenzuar.
Lexoni: 7 “TED Talks” frymëzuese për t’i dhënë karrierës tuaj një nxitje
Sa për tre truket? Numri një është të “shfrytëzosh fuqinë e zgjedhjeve”, tha De La Rosa. Ne tentojmë të shohim dy versione të vetes, veten tonë të së kaluarës dhe veten në të ardhmen dhe vetja jonë e së ardhmes është e përsosur; ajo do të ketë motivimin, të zgjohet më herët, të ushtrohet më shumë, të kursejë para, etj. Por ne shpesh harrojmë, tha De La Rosa, se personi i së ardhmes është personi i njëjtë si në të tashmen. Ne mund ta përdorim këtë në avantazhin tonë duke e detyruar veten të marrim paraprakisht vendime për kursim përmes një depozite apo aplikacioni automatik.
Strategjitë e tjera të De La Rosa: Përdorni momentet e tranzicionit në favorin tuaj – Vitit të Ri, ditëlindjet, ndryshimin e punës, një lëvizje dhe bëni blerje të vogla, por të shpeshta.
Pse të punuarit nga shtëpia është mirë për biznesin tuaj? (Matt Mullenweg)
Punonjësit e Matt Mullenweg jetojnë në të gjithë botën, nga Kalifornia në Zelandën e Re. Matt është bashkëthemelues i WordPress dhe CEO i Automattic, i cili ka një forcë punëtore të shpërndarë 100% të afro 800 punonjësve. Pse? Në fjalimin e tij të TED, Mullenweg tha se ai beson se, “talentet dhe inteligjenca janë të shpërndarë në mënyrë të barabartë në të gjithë botën, por mundësia nuk është” dhe se perspektivat më të ndryshme vijnë në mënyrë të natyrshme nga njerëzit që jetojnë dhe punojnë në vende të ndryshme nga tuajat.
“Në Silicon Valley, ju keni kompanitë e mëdha të teknologjisë që peshkojnë në thelb në të njëjtin pellg ose gji të vogël”, tha Mullenweg. “Duke e shpërndarë kompaninë, ne mund të peshkojmë në të gjithë oqeanin”. Një forcë punëtore e shpërndarë gjithashtu ofron fleksibilitet të pashembullt për punonjësit: Ata mund të zgjedhin ushqimin që hanë në zyrën e tyre, nivelin e zhurmës, temperaturën dhe më shumë.
Nëse po kërkoni të shkoni drejt një forme pune të shpërndarë, hapi i parë është të dokumentoni gjithçka dhe të lini një dakordësi të procesit tuaj të mendimit në marrjen e vendimeve të ndryshme, tha Mullenweg. Nuk është vetëm efikas për njerëzit në zona të ndryshme kohore, është gjithashtu e dobishme për çdo kompani gjatë kohës që njerëzit largohen dhe bashkohen. Mullenweg e sheh të ardhmen e punës tërësisht të decentralizuar. “Unë mendoj se kompanitë do të evoluojnë për t’u ‘shpërndarë’, ose ato do të zëvendësohen nga kompanitë që e aplikojnë këtë gjë,” tha ai.
Si të bëni që aplikimet për punë të jenë më pak të dhimbshme? (Priyanka Jain)
Nëse ideja e dërgimit të një rezymeje apo letre motivimi ju bën të ndiheni në ankth, atëherë nuk jeni vetëm. Sipas një fjalimi të TED në muajin Janar, rreth 75% e njerëzve që kanë aplikuar për punë me metoda të ndryshme gjatë vitit të kaluar kanë thënë se kurrë nuk kanë marrë një feedback nga punëdhënësi dhe 46% e personave pushohen ose largohen nga puna brenda vitit të parë.
“Për herë të parë në histori, kemi më shumë punë të hapura sesa njerëz të papunë dhe për mua, ky është një problem,” tha Priyanka Jain, e cila është kreu i produktit në Pymetrics, një kompani që ndërthur neuroshkencën me rekrutimin.
Jain beson se një copë letre e vetme është zemra e problemit. Rezymetë mund të tregojnë arritjet e dikujt në të kaluarën, argumenton ajo, por ato i bien shkurt kur bëhet fjalë për potencialin e dikujt, sidomos në një ekonomi që ndryshon shpejt, ku vendet e punës të së ardhmes mund të kërkojnë aftësi që askush nuk i ka.
Sa për zgjidhjen? Jain tha se testet të mundësuara nga algoritmet e IA, mund të ndihmojnë punëdhënësit potencialë të vlerësojnë fuqinë tuaj të kujtesës, nivelet e vëmendjes dhe tipare të tjera. Çelësi, tha ajo, është matja e tyre.
8 mësime mbi ndërtimin e një kompanie që njerëzit do të duan të punojnë (Patty McCord)
Patty McCord gjithmonë donte të ishte një profesioniste e burimeve njerëzore, por pas karrierës së saj të gjatë në HR, duke përfshirë edhe një periudhë 14-vjeçare si drejtuese e talenteve në Netflix, ajo mësoi se asnjë nga taktikat e HR nuk ka rëndësi nëse kompanitë i trajtojnë punonjësit e tyre si fëmijë. “Në fakt, kam mësuar se ‘praktikat më të mira’ zakonisht nënkupton kopjimin e asaj që bëjnë të tjerët”, tha McCord në fjalimin e saj TED.
Puna e menaxhimit nuk është kontrollimi i njerëzve, është ndërtimi i ekipeve më të mira. Metrika që ne duhet të përdorim është lumturia e konsumatorit, tha McCord, jo metrika arbitrare nëse dikush erdhi për të punuar në kohë ose sa ditë pushimi bëjnë punonjësit. Çdo i punësuar në kompani duhet të kuptojë biznesin, si funksionon ai dhe si duket suksesi. Gjithashtu, inkurajoni punonjësit tuaj që të emocionohen për ndryshimin, tha McCord.
Duhet të kuptoni se ekipi juaj duhet të mësohet të trajtojë dhe përballojë të vërtetën. Njerëzit dëgjojnë gjithçka nëse është e vërtetë. Jepuni feedback të vërtetë për atë që bëjnë mirë dhe gabim.
Gjithashtu mbani mend se karriera është një udhëtim dhe rrallë ndodh që dikush të dëshirojë të punojë drejt të njëjtit qëllim për gjithë jetën. McCord tha, “Po sikur të krijojmë kompani që është shembulli më i mirë për të punuar dhe kushdo që largohet nga ju të bëhet një ambasador i madh jo vetëm për produktin tuaj, por edhe për shembullin e mirë që përcillni?”
Si të menaxhoni një bisedë mes njerëzve që nuk bien dakord? (Eve Pearlman)
Ne jetojmë në Epokën e Informacionit, por disa mendojnë se kurrë nuk ka qenë më e vështirë për të gjetur të vërtetën. Ndarjet politike po thellohen, teknologjia duket se krijon më shumë përçarje se sa mendohet dhe është gjithnjë e më e vështirë që njerëzit të flasin me njëri-tjetrin në një mënyrë të qetë, të respektueshme dhe të hapur.
Gazetarja Eva Pearlman donte ta ndryshonte këtë, kështu që ajo drejtoi Spaceship Media, një kompani që i jepte përparësi “gazetarisë dialoguese” – gazetaria që mbështet diskutime të hapura midis njerëzve që nuk pajtohen – dhe e shpjegoi atë në fjalimin e saj në TED Talks. Pas zgjedhjeve të vitit 2016, ajo mblodhi së bashku 25 mbështetës të Clinton nga California dhe 25 përkrahës të Trump nga Alabama për të folur rreth çështjeve të nxehta të vendit.
Pyetja e parë: Çfarë mendoni se pala tjetër mendon për ju? Pas marrjes së përgjigjes, pjesëmarrësit diskutuan për armët, emigrimin, ndarjet raciale dhe arsimin. “Ajo që kemi zbuluar, është se dialogu i vërtetë është i mundur dhe se kur jepet një shans dhe strukturë rreth kësaj, shumë nga bashkëqytetarët tanë janë të etur të angazhohen”, tha Pearlman.
Gjendja jonë e mosmarrëveshjes nuk është në dobi të askujt, tha Pearlman. Njerëzit shpesh e vlerësojnë mundësinë për t’u angazhuar në mënyrë të hapur dhe me respekt. Ata duan, “një shans për t’u çarmatosur”.
Si të dalloni një skemë piramidale? (Stacie Bosley)
Në vitin 2004, një kompani e re e quajtur Vemma Nutrition filloi të ofrojë për këdo, pavarësisht nga arsimi ose përvoja, mundësinë për të fituar të ardhura të larta. Kërkesat e vetme për të filluar: Kaloni 500 deri 600 dollarë në një llogari dhe rekrutoni dy anëtarë të tjerë për të bërë të njëjtën gjë, shpjegon ekonomistja Stacie Bosley në fjalimin e saj TED. Deri në vitin 2013, Vemma Nutrition u zgjerua në nivel global dhe solli 200 milionë dollarë në vit. Por doli se shumica e anëtarëve kishin fituar më pak se depozita e tyre fillestare dhe Vemma ishte akuzuar për veprimin e një skeme piramidale.
Lexoni: 11 këshilla të të folurit në publik nga folësit më të mirë të TED Talks
Pra, si të identifikoni dhe shmangni një skemë piramidale? Së pari kur një themelues kërkon një grup fillestar njerëzish për të blerë një kompani dhe për të rekrutuar anëtarë të tjerë, me premtimin se do të fitojnë një komision për çdo person të ri që bashkohet ose investon, duhet të kuptoni se: “Pasi një skemë piramidale rritet, bëhet gjithnjë e më e vështirë për personat e rinj për të fituar para,” tha Bosley. Për shembull, themeluesi rekruton një grup fillestar prej gjashtë personash, të cilët pastaj rekrutojnë gjashtë persona secili (duke shkuar deri në 36), të cilët pastaj, nga ana tjetër, nëse rekrutojnë gjashtë të tjerë: shkojnë në 216. Nga raundi i dymbëdhjetë i rekrutimit, 2.1 miliardë anëtarët e rinj do të ngarkohen të rekrutojnë mbi 13 miliardë persona të tjerëve – më shumë se popullsia botërore – në mënyrë që të kthejnë një fitim, tha Bosley. Në këtë shembull, mbi 80% e pjesëmarrësve më të rinj të skemës humbasin gjithçka që kanë paguar.
Sa për dallimin mes skemave piramidale dhe mundësive të marketingut “të ligjshëm” me shumë nivele (MLM)? Bosley tha se është çështje nëse anëtarët kryesisht fitojnë kompensim nga shitja e një produkti apo shërbimi ose nga rekrutimi i anëtarëve të rinj. Nëse po shqyrton angazhimin në një mundësi të re, mbani një sy hapur, pasi shumë skema piramidale mbulojnë veten si MLM ligjore.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.