Strategjia më e frikshme që ndihmon çdo biznes të ketë sukses

Strategjia më e frikshme që ndihmon çdo biznes të ketë sukses


“Kompania jonë nuk ka më nevojë për risi”.

S’është dëgjuar kurrë.

Pyetja që ndjek çdo drejtues dhe industri është: Si mund të sjellim risi të suksesshme pa cënuar klientët ekzistues dhe punonjësit?

Sot më shumë se kurrë, mendësia “ne kështu e kemi bërë gjithmonë” është një gabim për ecurinë. Neglizhimi për të ndryshuar dhe për të qenë gjithmonë afër inovacionit e bën çdo kompani dhe drejtues të saj të mjerueshëm.

Ndiqni hapat më poshtë për të anashkaluar rrezikun që sjell ndryshimi dhe për t’u siguruar që inovacioni të vazhdojë brenda kompanisë suaj.

  1. Inspekto qëllimet

A vjen inovacioni nga qëllimet e mira?

Klientët e Todd kërkonin gjithmonë milkshake, por Chick-fil-A shërbente vetëm akullore. Todd menjëherë vendosi të veprojë me një strategji të re duke ndryshuar menunë dhe duke gjetur një zgjidhje për një eksperiencë më të mirë të klientit.

Analizo qëllimet pas inovacionit të mundshëm për t’u siguruar se është efektive për kompaninë dhe klientët.

  1. Arrini vlerat

A lidhet ky inovacion me vlerat dhe misionin e kompanisë?

Një nga vlerat e Chick-fil-A është “klienti i pari”. Kjo vlerë i bën punonjësit të ofrojnë një shërbim ndryshe nga restorantet ku shërbehen ushqime të shpejta. Todd i vendosi klientët të parët duke iu mundësuar atyre një milkshake që e kanë kërkuar shumë.

Sigurohuni që ekziston një lidhje midis inovacionit të mundshëm dhe vlerave të kompanisë.

2.5. Krijoni lidhjen (Produkt/Shërbime)

A lidhet ky inovacion (apo përmirëson) produktet apo shërbimet ekzistuese?

Nëse inovacioni i Todd’s përfshin picat apo tacos, ai nuk do ta kishte pranuar këtë ide sepse ajo nuk lidhet me produktet ekzistuese të Chick-fil-A. Por, milkshake-t mund të lidhen mirë me produktet ekzistuese duke ruajtur renditjen e produkteve në menu, që e bëjnë inovacionin më pak të rrezikshëm.

Sigurohuni që ekziston një lidhje midis inovacionit të propozuar dhe produkteve e shërbimeve ekzistuese.

  1. Arrini marrëveshje

A sjell konsensus kjo risi mes atyre që marrin vendimet?

Përpara se të shiste milkshake, Todd mori mbështetjen nga disa drejtues kryesorë të Chich-fil-A, të cilët kishin mjaftueshëm autoritet për ta mbyllur këtë rrjet, por në fakt ata vlerësuan përpjekjet e tij. Përfshirja e shumë njerëzve do të bënte që Todd të zvarriste këtë inovacion. Nëse askush nuk do të përfshihej, Todd do të rrezikonte dëmtimin e brandit ose do të limitonte qëndrueshmërinë e inovacionit. Sasia e duhur e mbështetjes është një balancë delikate.

Arrini marrëveshje në mënyrë diskrete dhe strategjike.

  1. Filloni me hapa të vegjël

Çfarë hapash mund të merren për të testuar këtë inovacion?

Todd nisi me hapa të vegjël duke prezantuar milkshakes në restorantin e tij. Ai bleu shllakun dhe qershitë me paratë e tij dhe nisi të shiste milkshakes për klientët.

Duke nisur me hapa të vegjël ju mundësoni një anonimat të favorshëm, i cili pengon rrezikun dhe krijon një mjedis që inovacioni të dështojë sa më vonë.

  1. Verifikoni zbatueshmërinë

Si do të provohet suksesi i risisë?

Koha e shërbimit ishte e rëndësishme për menaxhimin e Chick-fil-A, kështu që Todd u sigurua që një milkshake të mund të bëhet në më pak kohë nga sa duhej për të përgatitur dy cola dietike. Klientët gjithashtu u studiuan. Ata lanë komente pozitive si: “Ishte milkshake-u i parë që kam pirë në një fast food, që shijon si i bërë në shtëpi”.

Identifikoni tregues të qartë dhe të matshëm për suksesin.

  1. Masni në mënyrë strategjike

Pas suksesit të milkshake që pati në restorant, Chick-fil-A i përfshiu milkshake-t në 26 restorante në Karolinën e Veriut dhe zhvilloi një vlerësim të gjatë njëvjeçar. Klientët e restoranteve test u mbikëqyrën, duke vlerësuar milkshake-t për shijen nga 4.6 nga 5 pikë në total. Chick-fil-A shumë shpejt i përhapi milkshake-t në të gjithë vendin dhe ai u bë produkti më i vlerësuar në menunë e Chick-fil-A.

/Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0