Jason Miller, Drejtuesi i Marketingut në Microsoft EMEA dhe ish Kreu i Përmbajtjes dhe Marketimit Social për Shitjet dhe Zgjidhjet e Marketingut pranë LinkedIn, është folësi i fundit që do të jetë i pranishëm gjatë konferencës Spark.me.
Jason është i fokusuar në ndërtimin e brandit të Microsoft si dhe kërkimit në marketing dhe inteligjencë artificiale për marketerët. Ai kaloi gjashtë vjet duke krijuar motorin e përmbajtjes dhe kërkesës që do të rriste globalisht LinkedIn Marketing Solutions për t’u bërë shumë shpejt një biznes me vlerë 700 milionë dollarë. Jason është arkitekti pas franchise-it të LinkedIn “Sophisticated Marketer”, fushata më e suksesshme në historinë e Marketing Solutions. Ai rrëmbeu dhe çmimin për fushatën më të mirë të përmbajtjes në Content Marketing Award 2018.
Jason është profesor për strategjinë e marketingut në Universitetin e Kalifornisë, Berkeley, autor bestseller i “Welcome to the Funnel: Proven Tactics to Turn Your Social Media and Content Marketing up to 11” dhe finalist në vitin 2018 për çmimin Marketeri i Vitit për Përmbajtjen.
Kliko këtu për t’u njohur me të gjithë folësit e Spark.me 2019: https://bit.ly/2WZPMSK
Spark.me, një nga konferencat më të kuruara të biznesit/internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 25-26 Maj, 2019, në Porto Montenegro Auditorium, në qytetin e Tivarit, zemra e industrisë së turizmit bregdetar të Malit të Zi. Ky është viti i parë që Spark.me do të mbahet në Portin e Malit të Zi, në portin kryesor të lundrimit të Mesdheut dhe të përdorë një nga auditorët më të mëdhenj dhe më të mrekullueshëm të Malit të Zi.
Biletat e Spark.me janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës www.spark.me. Çmimi i plotë i biletës është 300 €.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.