Shqiptarët që zgjodhën Amerikën për të bërë biznes

Shqiptarët që zgjodhën Amerikën për të bërë biznes


Kanë emigruar për arsye ekonomike, politike e sociale dhe ia kanë dalë të ndërtojnë biznese në një nga vendet më të zhvilluara të botës, në Amerikë. Pavarësisht se çfarë sfidash kanë kaluar në jetën e tyre personale e profesionale, me bizneset e tyre kanë krijuar një emer dhe kanë ngritur lart imazhin e vendlindjes së tyre. Më poshtë do të lexoni për disa nga bizneset dhe biznesmenët shqiptarë në Amerikë. 

Familja Bajrami

Desert Sedan Limo(DSL) quhet kompania e familjes Bajrami nga Kosova. Që prej 15 vitesh operojnë me një biznes automjetesh luksoze me qera në Amerikë. Kjo kompani ka nën pronësi 450 automjete dhe 230 të punësuar. Desert Sedan Limo ofron shërbime për klientë të ndryshëm përmes transportit me limuzinë, transportit me autobuzë, me sedane etj. Shërbimi i kësaj kompanie ofrohet edhe në Arizona. Në planet e tyre është një degëzim i biznesit në Shqipëri dhe Kosovë. Puna plani i ri sapo ka filluar. Ata besojnë se brenda 3 vitesh do të jenë të pranishëm edhe në trojet shqiptare.

Lexo:  Pas luftës në Kosovë, vjen suksesi në Amerikë. Historia e sipërmarrjes së familjes Bajrami

Gëzim Gashi ka ëndërruar gjithmonë të jetë sipërmarrës dhe në fakt i’a ka dalë. Ai është shqiptari, i cili njihet në Suedi për “Institutin e ri të Arteve dhe Inovacionit (IAI). Kompania e tij “By Gezim Gashi” në partneritet me Oaks Christian School, themeluan Institutin e ri të Arteve dhe Inovacionit (IAI), i cili hapet në Gusht të këtij viti. Kjo sipërmarrje do të përfshijë degë studimi si songwriting, music production, film, marketing, menaxhim, markë, art vizual, teatër, vetëm për studentë të shkollave të mesme.

Lexo: Shqiptari Gëzim Gashi me pasion dhe punë hap një shkollë arti në Amerikë

Gjergji Dollapi, quhet shqiptari që ka hapur në Amerikë biznesin e quajtur “Cafe Chocolat”.  Kafeneja, është një gërshetim i çokollatave dhe espresso bar. Ai gjendet afër Shtëpisë së Bardhë në kryeqytetin amerikan, por mbi të gjitha në një zonë të shquar për qendra akademike, institute studimesh, qendrash të veprimtarisë diplomatike, muzeume etj. Cafe Chocolat gjendet në adresën 1423 H Street NW, Washington, DC 20005.

Lexo:  Shqiptari Gjergj Dollani hap “Cafe Chocolat”, biznesi që ndodhet vetëm pak metra larg Shtëpisë së Bardhë

Silvana Çumani ka ngritur klinikën e saj dentare në Amerikë. Në 2005 hapi klinikën e saj dentare në South Philly. Në fillim punonte dy ditë në klinikën e saj dhe tre ditë në një klinikë tjetër. Ajo ka rreth 30 punonjës, 12 prej të cilëve shqiptarë. Sot qendra e saj mjekësore: “SILVANA CUMANI DMD AND ASSOC, PC” , ka një emër të nderuar, tanimë jo vetëm midis shqiptarëve por më së miri edhe mes amerikanëve. Raporti i klientëve ka ndryshuar, ku shqiptarët zënë me pak se 30 % të tyre. Klinika është pajisur me aparatura të kohës për kontrollin panoramik tredimesinal. Çdo gjë është e dixhitalizar dhe kompjuterizuar.

Lexo:  Silvana Çumani, sipërmarrësja e suksesshme që operon me klinikën e saj dentare në Amerikë

Jani Boro ka punuar bletar në institucionet shtetërore deri në ndërrimin e sistemit. Në Amerikë shkoi falë një llotarie dhe në vitin 2008, bashkë me gruan e dy djemtë u vendos në qytetin Rochester, në shtetin e New York-ut. Krahas punës që bënte në restorant, nuk e linte pas dore bletarinë që e ka shumë pasion. Në bisedat me shokë e miq, arriti të sigurojë bletë qysh vitin e parë që mbërriti në Amerikë. Sot ka mbi 30 koshere. Duke biseduar me Janin, ai tregon se këtu ka shumë lloj lulesh e pemësh, por sezoni i tyre është i shkurtër, rreth një muaj, pasi bën ftohtë.

Lexo:  Shqiptari, biznes për mbarështimin e bletëve në Amerikë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0