iLance.al, platforma e parë freelance në Shqipëri - Business Magazine Albania

iLance.al, platforma e parë freelance në Shqipëri


Platforma iLance.al sjell në Shqipëri për herë të parë një mënyrë tjetër punësimi, ai i freelancer. Pra çdokush që kërkon të punojë përtej punës së tij 9 me 6, tashmë ka mundësinë ta bëjë. Mund të keni dëgjuar për platforma si Fiverr, Upwork, Freelancer.com, të cilat ofrojnë mundësi punësimi si freelancer. Për tregun shqiptar, një opsion është iLance.al.

Platforma është krijuar për të qenë urë lidhëse midis punëdhënësve dhe personave freelance.

Nisma vlerësohet të ketë ardhur pasi ka shumë punëdhënës shqiptarë (biznese, organizata, apo edhe individë), të cilët kërkojnë freelancer për të përfunduar një projekt. Në të njëjtën kohë, nuk mungojnë freelancer shqiptarë.

Në platformën e thjeshtë në përdorim mund të regjistrohet çdokush që ka talent apo aftësi në një fushë të caktuar profesionale apo çdokush që duhet të punësojë një freelancer për të përfunduar projektin. Kategoritë janë të shumta si: përkthime, shkrimi i kontentit, research dhe kërkimet studimore, mësimdhënia online e deri te zhvillimet e programeve apo website-ve. Pra, çdo punë që një individ mund të kryejë online.

Një individ mjafton të regjistrohet duke hapur një llogari në iLance, të specifikojë nëse është Freelancer apo Punëdhënës, dhe mund të nisë menjëherë përdorimin e platformës, pa taksa regjistrimi apo hapa te tjerë burokratikë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0