E re dhe me energji! Donilda Shurbi flet për motivimin

E re dhe me energji! Donilda Shurbi flet për motivimin


Donilda Shurbi është diplomuar për Financë në Fakultetin e Ekonomisë. Gjithmonë  ka refuzuar të punësohet pas programeve, pasi të ardhmen e saj e shikon si një sipërmarrëse dhe jo si një punonjëse.

Donilda është një vajzë e re në moshë, por kjo nuk e ka penguar të jetë bashkëthemeluese dhe drejtuese e disa sipërmarrjeve. Sot ajo aplikon të gjitha njohuritë që ka për botën e startup-eve në dy biznese, StartxLondon dhe FareImpresa. StartX London, është një platformë inovative për studentët shqiptarë dhe të huaj që mbarojnë një universitet jashtë vendit dhe aspirojnë të bëhen sipërmarrës në vendin ku janë diplomuar. Ndërsa Fare Impresa, një ide e përbashkët me Egli Haxhiraj, është portali i kompanive italiane në Shqipëri. Një studio ligjore dhe tregtare që ofron zgjidhje duke vënë në dispozicion të dhënat e nevojshme për investimin tuaj.

Artikulli u publikua më parë në faqen 47 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

Për të, një sipërmarrës i mirë, që t’i rezistojë tregut duhet të jetë si një “Swiss Army Knife”, ku jo vetëm duhet të ketë aftësi “multitasking”, pra të bëjë shumë gjëra në të njëjtën kohë, por edhe të mësojë vazhdimisht aftësi të reja që mund të nevojiten gjatë rrugës.

“Mendoj se në drejtimin e një biznesi avantazhi më i madh konkurrues i një sipërmarrësi është pikërisht mendësia e tij, mënyra si sillet apo reagon ndaj vështirësive. Një sipërmarrësi i duhet padyshim të jetë gjatë gjithë kohës pozitiv dhe i vetëmotivuar,” thotë Donilda Shurbi për Businessmag.

Sipërmarrja konsiderohet ndryshe një pavarësi financiare dhe profesionale, ndaj ajo ndihet e lumtur kur e di se u ka ardhur në ndihmë shumë personave dhe ka zgjidhur problemet e tyre.

Si femër në këtë fushë ajo pohon se vështirësitë janë të ndryshme, por asgjë nuk është e pamundur e nuk kushtëzohet vetëm nga gjinia. “Femrat janë më shumë të gatshme të sakrifikojnë veten e tyre dhe të japin maksimumin për një qëllim më të lartë, si për shembull për familjen, fëmijët, bashkëshortin apo punën, ndryshe nga meshkujt, që përgjithësisht janë më individualistë dhe fokusohen më shumë tek ego-ja personale siç është rritja e rrogës apo ngritja në detyrë, sesa tek interesat kolektive”.

Ky është padyshim një avantazh konkurrues i femrës, që e bën atë një aset të vyer për çdo kompani.

Për të rinjtë që kanë dëshirë të bëhen pjesë e aventurës së quajtur sipërmarrje, Donilda sugjeron të kuptojnë se aftësitë e domosdoshme për të nisur e drejtuar një biznes të suksesshëm nuk mësohen në shkollë apo universitet.

“Biçikleta nuk mësohet nga një libër, prandaj ju nuk do të kuptoni menjëherë të gjithë kompleksitetin që vjen me nisjen e një biznesi për shkak se nuk e keni hasur atë më përpara”, thotë ajo. “Fokusohuni në atë që e ndieni se do të funksionojë, në atë për të cilën po punoni aktualisht dhe e dini qe do t’ju çojë drejt suksesit. Përqëndrohuni vetëm tek ajo ide, e cila mund ta çojë kompaninë drejt rritjes më të shpejtë”.

Artikulli u publikua më parë në faqen 47 të numrit 20 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 20 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0