Albi Sulo ka ndërmarrë një biznes. Kultivimin e Aloe Veres. Ai ka ngritur një serë me 4000 rrënjë Aloe Vera, të cilat u përkasin variteteve të ndryshme. Në serën e tij po kultivohet një prej llojeve të Aloe Verës me shumë vlera. Bima e Aloe Verës, përveçse ka disa varietete, ka nevojë për faktorë të ndryshëm atmosferikë. Risia që Albi sjell në Shqipëri është fakti se, po e kultivon këtë bimë në tokë, ndërsa deri më tani ne e mbillnim në vazo. Për tregtimin e gjetheve të bimës ai ka lidhur marrëveshje me biznese vendase, të cilat i përdorin ato për të prodhuar kremëra, scrube dhe maska.
Lexo: Albi Sulo dhe biznesi i tij me Aloe Vera
Inxhinier Jani Taçi ka zgjedhur të zhvillojë një fermë Aquaponike. E gjeni në fshatin Haskolie, jo shumë larg kryeqytetit. Aquaponik Albania mban emrin ferma e inxhinierit. Aquaponia është produkt i integrimit të dy sistemeve, Hidroponi + Akuakulturë. Sistemi akuaponik ështe një sistem me cikël të mbyllur të qarkullimit të ujit. Nga vaska e peshqve uji rrjedh në shtretërit e bimëve, i pastruar e i filtruar nga bimët rikthehet te peshqit. Kërkohet monitorim i cilësisë së ujit kryesisht përsa i përket PH, i cili duhet të jetë rrotull neutrales.
Lexo: Jani Taçi, inxhinieri që i’u përkushtua fermës Aquaponike
Ina Nanaj krijuese e një ferme Hidroponike në vendin tonë. Nisi si çdo biznes me shpirt dhe pasion të madh…nisi nga nevoja e produkteve organike në treg, bashkëvepruar me eksperiencën e fituar prej vitesh në këtë fushë. Ferma “HidroFarm” është një projektim i dy personave të lindur dhe shkolluar në qytet dhe specializuar në këtë fushë, ku shpirti i punës dhe bashkimi nga i njëjti vizion krijoi një fermë të vogël. Ferma është e ndarë në dy pjesë, në 2000 m2 serë e mbuluar dhe e kompletuar me sistemet përkatëse për të siguruar një habitat të shëndetshëm për bimët dhe 2000 m2 fushë e hapur e organizuar kjo për mbjellje sipas sezonit dhe ambjenti i kafshëve.
Lexo: Ferma që mund ta keni edhe në shtëpinë tuaj
Naturalalba është ferma e ngritur në pllajat pranë kepit të Rodonit. Kompania e kultivimit të bimëve medicinale ka tashmë një shtëpi të madhe, ngjitur me shtëpinë e prindërve të Sokol Projës në Lalëz. Dy ortakët, njëri shqiptar dhe tjetra italiane, investuan pak në blerjen dhe montimin e një makinerie, që pritet ta ndryshojë kapacitetin dhe rendimentin e punës së këtij biznesi. Rigoni, melisa, mentha longifolia, mirto e rusco janë bimët e preferuara nga klientët e huaj, jo vetëm në vendet e BE e në Zvicër, por edhe në Kinë, me disa dhjetra tonelata në muaj.
Lexo: Ferma medicinale shqiptare, një sipërmarrje që po nxit zhvillimin e ekoturizmit
Ervin Hajdaraga është i riu nga Tirana me profesion psikolog në QSUT, por me një pasion të madh për sipërmarrjen. Sipërmarrja që ai ka zgjedhur të investojë nuk është e zakontë për vendin tonë. Vetëm pak herë mund të kemi dëgjuar për një fermë kërmijsh. Ferma“Elix Snail” gjendet në Durrës, në zonën e Sukthit, pranë stacionit të trenit. Krijimi i një ferme për kultivimin e kërmijve ishte e rastësishme.
Lexo: Psikologu që po zhvillon biznesin e kërmillit
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto