Pasuria e Bill Gates kap vlerën e 100 miliardë dollarëve

Pasuria e Bill Gates kap vlerën e 100 miliardë dollarëve


Të ardhurat e Bill Gates arritën vlerën e 100 miliardë eurove këtë javë, sipas deklaratës së Microsoft. Ai mbetet njeriu i dytë më i pasur në botë.

Gates është në konkurrencë vetëm me themeluesin e Amazon Jeff Bezos, i cili vlen 153.2 miliardë dollarë, sipas renditjes së njerëzve më të pasur në botë nga Forbes. Bezos do të dhuroje një pjesë të pasurisë së tij. Ai dhe gruaja e tij MacKenzie janë në procesin final të divorcit.

Lexoni: Këshilla për punësimin nga Bill Gates, Steve Jobs dhe Warren Buffett

Gates e ndërtoi pasurinë e tij përmes Microsoft, kompania e kompjuterave, të cilën ai e bashkëthemeloi me Paul Allen në vitin 1975. Pjesa më e madhe e aseteve të tij janë nga firma e investimit, Cascade, duke përfshirë aksionet në Bekshire Hathaway, konglomerati i themeluar nga miku i Gates Warren Buffett.

Një rritje në vlerën e aksioneve të tij në Microsoft këtë javë, kombinuar me performancën e investimeve të tjera të Gates, ishte mjaftueshëm për t’i çuar të ardhurat e tij në 100 miliardë dollarë në 16 Prill.

Në vitin 2010 Gates dhe Buffett bashkëthemeluan Giving Pledge, një iniciativë për të ndjekur individët me të ardhura të larta për të dhuruar të paktën gjysmën e aseteve të tyre për bamirësi, ose gjatë jetës së tyre ose pas vdekjes. Sot, afërsisht 200 njerëz janë anëtarësuar, si Elon Musk dhe bashkëthemeluesi i Airbnb Brian Chesky.

Gates ka dhuruar tashmë mbi 35 miliardë dollarë për bamirësi, përmes Fondacionit Bill dhe Melinda Gates. Fondacioni fokusohet në shëndetin publik dhe ndoshta njihet për bashkëpunimin me Rotary International për të zhdukur sëmundjen e poliomelitit.

Lexoni: Bill Gates më i lumtur tani që është 63 vjeç sesa kur ishte 25 vjeç. Ja cilat janë 4 arsyet

/Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0