Beneta Sinidolli
Asgjë në jetë nuk është lehtë, nuk është e thjeshtë dhe gjatë shumë proceseve jetësore ne nuk mund të mendojmë pozitivisht edhe pse e dimë se të mendosh pozitivisht, të sjellë gjëra pozitive në jetë! Ajo çfarë duhet të bëjmë është të aplikojmë artin e të sfiduarit të vëshirësitë, të guxojmë të ëndërrojmë e të dashurojmë qëllimet tona sepse është e vetmja mënyrë për t’i jetuar ato. Por, kërkohet ambicie për t’i ndjekur ato sepse është punë shijesh: a dëshiron të jesh ëndrrimtar ambicioz apo ambicioz në ëndrrat e tua.
Jeta kërkon guximtarë për t’i shpërblyer, kërkon njerëz që dashurojnë me shpirt e nuk i ndal asnjë sfidë e vështirësi. Të dashurosh diçka shumë do të thotë të mos heqësh dorë deri sa të arrish atë, sepse mundësitë do të vijnë pastaj zinxhir të ndërlidhura me njëra-tjetrën.
Gjatë gjithë jetës kemi takuar e do të takojmë persona që kanë arritur qëllimet e tyre e kanë realizuar ëndrra shumë të mëdha, por të jeni të bindur se të gjitha arritjet në jetë përmbajnë në vete përpjekje të pafundme, dëshira të zjarrta dhe zemërtrima që nuk u dorëzuan asnjëherë.
Për të qenë të suksesshëm në realizimin e ëndrrave tuaja kujtojini vetës që:
Asnjë sukses në jetë nuk të vjen falas.
Dashuria dhe entuziazmi janë shtyllat e suksesit.
Rezultat i mossuksesit është dorëzimi.
Nuk mund të mbërrish shumë gjëra në të njëjtën kohë. Diçka duhet të sakrifikosh për të arritur diçka tjetër!
Nuk kërkohet intelegjencë por maturi dhe menaxhim i objektivave që cakton.
Nëse nuk ke vizion nuk mund të arrish qëllimet e tua.
Duaje veten sepse me të njëjtën dashuri do të arrish t’i realizosh ëndrrat.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.