Klinika online, platforma kosovare e konsultës me pacientin - Business Magazine Albania

Klinika online, platforma kosovare e konsultës me pacientin


Klinika dixhitale është platformë mjekësore online dhe mënyra se si funksionon është kështu: pacientët regjistrohen në uebfaqen klinikadigjitale.net dhe caktojnë kohën për konsultim me mjekë specialistë. Hapin dosjen e tyre personale shëndetësore dhe në kohën e dakorduar ata konsultohen me mjekun. Kjo platformë e lehtëson qasjen e pacientit te mjeku, e shkurton distancën dhe kursen pacientin nga shpenzimet e panevojshme për konsultim dhe ndikon në ngritjen e nivelit shëndetësor në Kosovë.

Dardan Asllani, themeluesi i platformës është student i mjekësisë dhe gjatë kësaj periudhe ka mundur të vërejë se pacientët (sidomos ata në moshë të vjetër) e kanë pasur shumë të vështirë të udhëtojnë për t’u kontrolluar te mjeku.

Si diagnostifikohet pacienti në këtë platformë?

Pacienti fillimisht regjistrohet dhe pas caktimit të afatit, hap dosjen shendetësore, ngarkon dokumentacionet mjekësore dhe para konsultës stafi i klinikës i dërgon ato te mjeku për t’i shikuar dhe përmes videokomunikimit online mundësohet edhe konsultimi me mjekun.

Si bëhët anëtarësimi?

Anëtarësimi bëhet me një pagesë prej 12 dollarë në vit. Me këtë pagesë pacienti përfiton mundësinë e hapjes së dosjes personale shëndetësore, mundësinë e marrjes së mendimit sekondar nga qendrat me të njohura në SHBA, ku për këtë shërbim nevojitet një pagesë tjeter, po ashtu përfiton edhe shërbimin e klinikës online. Pra, për anëtarët e klinikës, ҫmimi për konsultim me mjekë kombëtarë është 20 dollarë. Për ata që nuk janë të anëtarësuar është 25 dollarë. Për pacientët që duan të konsultohen me mjekë ndërkombëtarë ҫmimi është 40 dollarë dhe për të pa anëtarësuarit 50 dollarë.

Kjo klinikë ofron edhe shërbim online 24 orë. Reagimet për këtë platformë kanë qenë pozitive. Pacientët janë gëzuar për lehtësimin që ofron, sepse nuk kanë nevojë më të udhëtojnë deri në Prishtinë për konsultimin me mjekë dhe e kanë mundësinë për konsultë me mjekë ndërkombëtarë, mundësi që nuk e kanë pasur më herët. Po ashtu, për ata pacientë qe kanë pasur vështirësi në qasje në platformë, klinika online gjendet në rrugën Xhorxh Bush, pranë Rektoratit të Universitetit të Prishtinës, për ata që dëshirojnë më shumë informacion se si të regjistrohen dhe si ta përdorin platformën.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0