Themeluesi i Chobani Hamdi Ulukaya dha një argument të jashtëzakonshëm në fjalën hyrëse të TED 2019, konferencën e mbajtur këtë vit në Vankuver. Me pak fjalë ai tha që shumë CEO po i drejtojnë në mënyrë të gabuar kompanitë e tyre.
Këto janë katër sekrete se si emigrantët turq e shndërruan Chobani në një brand të suksesshëm yogurt-i.
- Ji mirënjohës ndaj punonjësve të tu.
“Mos u shqetëso për aksionerët, por për punonjësit e tu”.
Ulukaya u dha një pjesë të kompanisë 2000 punonjësve të tij.
Njerëzit mendonin se ai ishte i çmendur, por Ulukaya e dinte se investimi në kompaninë e tij do t’i kthehej dyfish dhe punonjësit do të ishin më besnikë.
- Respekto komunitetin.
“Bizneset më të mëdha sot pyesin, ‘Çfarë lehtësirash në taksa mund të na jepni?” kur në të vërtetë, ne duhet të shkojmë te komuniteti dhe të pyesim, ‘Çfarë mund të bëjmë për ju?”
Për fabrikën Chobani, Ulukaya pyeti komunitetin lokal për çfarë suporti kishin nevojë. Me fjalë të tjera, Chobani mori leje. Kompania trajnoi banorët për të krijuar kosin dhe në mënyrë strategjike ata ndihmuan në rritjen e ekonomisë në një formë që fuqizon vendasit.
- Merr përgjegjësi.
“Mos rri larg politikave. Duhet të mbash një anë”.
Ulukaya njihet si avokat për suportin e emigrantëve. 30% e punonjësve të Chobani janë emigrantë. Ai e konsideron këtë vendim jo vetëm personal, sepse ai është nga Turqia, por edhe politik, sepse ai beson te mbështetja e amerikanëve të rinj.
Në TED ai tha: “Biznesi, jo vetëm qeveria, do të sjellë një ndryshim social shumë të madh në botë”.
- Ji i përgjegjshëm.
“Sot, CEO i raporton bordit, por në mendimin tim, CEO duhet t’i raportojë konsumatorit”.
Për vite me radhë, Ulukaya ka kërkuar të marrë feedback nga ata që iu ka shërbyer. Kjo ka influencuar drejtëpërdrejt vendimet e tij në biznes, thotë ai, dhe e ka ndihmuar të ndryshojë drejtimin e kompanisë.
Në TED, ai tha se moszbatimi i këtyre katër strategjive i bllokon kompanitë të kenë sukses të qëndrueshëm dhe të shëndetshëm. “Ky është dallimi midis fitimit dhe vlerës së vërtetë”, tha ai.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.