Qindra vizitorë u dyndën në Fira të Barcelonës në ditën e hapjes së Kongresit Botëror të Celularëve, ku kompanitë kryesore të telekomunikacionit kanë zbuluar teknologjinë e gjeneratës së ardhshme.
Aty ka nga të gjitha, që prej telefonëve të zgjuar që palosen, tek kamerat super të sofistikuara në pajisjet që synojnë edhe jetëgjatësinë e baterisë.
A do ta kishit menduar një celular, bateria e të cilit mban një javë? Bateria e Energizer’s Power Max P18K Pop është cilësuar ndryshe si “tulla” për shkak të pamjes, por ia vlen kur mendon se sa shumë zgjat.
Pjesa më e madhe e telefonave kanë avancuar me shpejtësinë e internetit duke i bërë pajisjet e tyre të përshtatshme për 5G.
Lexoni: 5 gjëra që duhet të dini për 5G
Telefoni i palosshëm ndërkohë, lejon përdorimin e 3 aplikacioneve njëkohësisht. Samsung dhe Huawei për momentin janë në krye të listës për prodhimin e këtyre modeleve.
Lexoni: Menjëherë pas Samsung, Huawei prezanton telefonin e tij të palosshëm
Është prezantuar gjithashtu një telefon që mbahet në kyçin e dorës, i mundësuar nga Nubia Alpha, për 449 euro.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.