Nisja u ndoq drejtpërdrejt në Izrael, me kryeministrin Benjamin Netanyahu në mesin e inxhinierëve të Qendrës së Kontrollit të Industrive izraelite Aerohapësinore. Anija izraelite u nxor në orbitën e Tokës, nga ku do të përdorë motorët e saj për udhëtimin shtatëjavor drejt Hënës, e për t’u ulur më 11 prill në sipërfaqen e satelitit të Tokës.
Lexo: Kina planifikon të eksplorojë Marsin vitin e ardhshëm
Misioni pa ekuipazh është pjesë e një interesi të shtuar global për Hënën, që ndonjëherë quhet edhe “kontinenti i 8 i Tokës” dhe vjen 50 vite pasi astronautët amerikanë shkelën të parët në sipërfaqen e saj. Pas Kinës, më herët këtë vit, e tani edhe Izraelit, është India ajo që shpreson të bëhet vendi i pestë që prek Hënën, me një mision në pranverë. Edhe Japonia ka ambicie, por planet e saj janë më afatgjata. Ndërkohë, për amerikanët, një rikthim në Hënë është tashmë politikë zyrtare e NASA-s, bazuar në udhëzimet e lëshuara nga presidenti Donald Trump.
Izraeli Sot
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
