Me vetëm 3 fjalë, ‘The Rock’ ka një këshillë suksesi

Me vetëm 3 fjalë, ‘The Rock’ ka një këshillë suksesi


Kur Dwayne Johnson, i njohur ndryshe si “The Rock” takohet me drejtorët dhe producentët e Hollywood, ai thotë, “Reputacioni im më paraprin mua”.

Ai nuk i referohet reputacionit të tij si një yll multi-miliona dollarësh. E ka fjalën për faktin se ai njihet kryesisht për promovimin e projekteve, ku është i përfshirë. Ai i marketon ato, duke marrë dhe vlerësimin e fansave në çdo mënyrë të mundshme.

Vazhdimisht.

Kjo është dhe një këshillë nga ana e tij për të qenë të suksesshëm.

“Unë kam patur një jetë të paqëndrushme dhe kurrë s’kam patur dikë që të më këshillojë,” ka thënë ai në një intevistë. “Ajo që kam mësuar gjatë këtyre viteve më ka shtyrë përtej limiteve.”

Dwayne Johnson me sukses filloi një karrierë si mundës në WWF, një karrierë si aktor mega-yll në Hollywood, një rrugë kjo aspak e lehtë për t’u arritur.

Rezultati ka qenë mahnitës.

Filma e tij janë shumë të njohur e të pëlqyer si San Andreas, Baywatch, Rampage, Jumanji: Welcome to the Jungle, Central Intelligence, dhe së fundi seritë e The Fast & The Furious.

https://www.instagram.com/p/Bt3czJfhCDr/?utm_source=ig_web_copy_link

Pra, me 55 milionë fansa në të gjithë botën, kujt ia dedikon suksesin The Rock?

Nuk është fati, duhet thjesht të kesh lidhjet e duhura, por dhe pasion.

“Suksesi nuk ka të bëjë gjithmonë me madhështinë,” thotë ai. “Ka të bëjë me këmbënguljen. Puna e vazhdueshme të çon drejt suksesit.”

Puna e vazhdueshme.

Puna e vazhdueshme për të ka kultivuar lidhjen e tij me audiencën. Ai është vazhdimisht në kontakt me ta, duke qëndruar i lidhur përmes postimeve të ndryshme nga puna dhe jeta e tij.

Ai ka 131 milionë ndjekës për një arsye.

https://www.instagram.com/p/BtEaa8HhfWx/?utm_source=ig_web_copy_link

“Kam mësuar se marrëdhënia më e rëndësishme që mund të kem në biznesin tim është marrëdhënia me publikun”, thotë Johnson. “Kushtojini rëndësi audiencës për të cilën po punoni”.

Kjo e bën atë një njeri dhe aktor akoma më të mrekullueshëm përtej roleve që luan. Ndoshta kjo është dhe arsyeja pse përzgjidhet gjithmonë në role, për të cilat bën një marketing fantastik.

Me fjalë të tjera, puna e tij e vazhdueshme për t’u lidhur me audiencën, ka krijuar një cikël virtuoz që e shpërblen në fund me dividentë.

Nëse i kushtoni vëmendje audiencës, biznesi juaj do të lulëzojë.

https://www.instagram.com/p/Bqdk33OB2UU/?utm_source=ig_web_copy_link

/ThriveGlobal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0