Në këto trajnime do mësoni rreth praktikave dhe procedurave të përdorura ne departamentet e Burimeve Njerëzore të ditëve të sotme. Trajnimet nënvijëzojnë proceset që profesionistët e BNJ ndërmarrin për të bërë të mundur që të kenë punonjësit e duhur në kohën e duhur me qëllim që kompania të jetë dhe produktive dhe me fitim.
Në modulet e trajnimeve shpjegohen me detaje rolet kryesore që Departamentet e BNJ luajnë në një kompani dhe sesi në një botë që ndryshon vazhdimisht dhe me ritëm të shpejtë, funksionet e BNJ janë çelësi i suksesit. Gjithashtu do mësoni mbi setin e aftësive të nevojshme për t’u ballafaquar me një sërë situatash në BNJ dhe sfidat që në ditët e sotme menaxhimi i burimeve njerëzore kalon.
AUDIENCA
Ftohen të marrin pjesë:
- Punonjës të Burimeve Njerëzore me eksperiencë që duan të rifreskojnë njohuritë dhe të njohin tendencat e fundit.
- Punonjës me eksperiencë në BNJ në një profil të caktuar që duan të zvillohen në të gjitha disiplinat e BNJ.
- Asistente Administrative / Ekzekutive që planifikojnë të rriten në karrierë në fushën e BNJ dhe të zhvillohen më tej në karrierën e tyre.
ZHVILLIMI I TRAJNIMIT
Pas pjesëmarrjes në këto trajnime do jeni të aftë të praktikoni lehtësisht njohuritë e marra gjatë trajnimeve pasi dhe tematikat shtjellohen në mënyrë shumë praktike dhe të kuptueshme. Gjithashtu përgjatë trajnimeve do keni mundësi të bëni punë individuale por dhe në grup. Gjatë secilit trajnim perdoren teknikat më të përditësuara të prezantimit të informacionit dhe forma e shembuj konkrete të punës së përditshme të një departamenti BNJ. Sugjerohet që të merret pjesë në gjitha modulet për të njohur në tërësi fushën e BNJ dhe ndërlidhjen e moduleve specifike.
PROGRAMI
Kjo seri trajnimesh përbëhet nga 6 trajnime 1 ditore për tematikat si në vijim:
- Njohuri të përgjithshme në Burime Njerëzore
- Menaxhimi i Kontratave të punës dhe Kodi i Punës
- Rekrutimi dhe Përzgjedhja e punonjësve
- Trajnimi dhe Zhvillimi i Punonjësve
- Menaxhimi i Performancës dhe plani i zhvillimit
- Kompensimi dhe Benefitet
Në përfundim të të gjitha tematikave, për pjesëmarrësit që marrin pjesë në të gjitha trajnimet, do ofrohet dhe një Seminar informues mbi tematikën: Sistemet informatike të BNj dhe benefitet e tyre.
TRAJNUESIT
Të gjithë trajnuesit e moduleve tona vijnë me një eksperiencë direkte shumë vjeçare si drejtues në fushën e burimeve njerëzore për kompani të mëdha e ndërkombëtare. Secili trajnim do ofrohet nga një Trajnues me experience direkte në BNJ dhe një Drejtues/e BNJ si i/e ftuar për të ndarë eksperiencat konkrete për fushën përkatëse.
KALENDARI I TRAJNIMEVE
ADMINISTRIMI I TRAJNIMIT
Të gjithë trajnimet do zhvillohen në Sallën e Trajnimit të Hotel De Paris në Tiranë. Për secilin trajnim do ofrohen dy pushime kafeje dhe nje drekë për të gjithë pjesëmarrësit.
PAGESA
Pagesa e pjesëmarrjes në trajnim është 95 Euro. Për aplikantët që dëshirojnë të marrin pjesë në të gjitha trajnimet e Serisë së Trajnimeve të BNJ, do ofrohet 20% ulje në totalin e vlerës. Për t’u regjistruar zgjidhni trajnimin përkatës në linkun: https://blog.duapune.com/trajnime/.
KONTAKTE TE METEJSHME
Për më shumë informacione ose pyetje në lidhje me trajnimet ju lutem kontaktoni si më poshtë:
Telefon: 0682031581
e-mail: gdeda@duapune.com
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.