Në vendimin e publikuar, Këshilli Drejtues i AKEP thekson se shoqëria blerëse dhe aksioneret e saj nuk zotërojnë aksione në shoqëri të tjera, të cilat ushtrojnë aktivitet në fushën e telefonisë së lëvizshme në Republikën e Shqipërisë.
Sipas AKEP, nuk ka arsye për të penguar transferimin e aksioneve te Spas Rusev dhe Elvin Guri. Edhe pse nuk është shprehur drejtpërdrejt, për AKEP duket se nuk përbën pengesë mungesa e një shoqërie të specializuar në shërbimet e telekomunikacioneve.
Lexo: Shitja e Telekom Albania, punonjësit kërkojnë garanci
Pas këtij vendimi të AKEP, Telekom Albania mund të shitet zyrtarisht pasi të marrë vendim Autoriteti i Konkurencës. Ky i fundit duhet të shprehet nëse marrëveshja për shitjen kufizon ose jo kunkurencën në treg.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.