Si të diskutosh tema të ndjeshme përpara një auditori

Si të diskutosh tema të ndjeshme përpara një auditori


Po përgatiteni për të folur në një koferencë të rëndësishme për biznesin tuaj. Jeni të përgatitur, por nuk jeni të bindur nëse audienca do t’a pëlqejë?! Ndoshta pret reagime nga audienca apo nga investitorët. Ose ndoshta po flet për një temë që ka ngjallur grindje apo edhe agresion në të kaluarën dhe ju jeni të shqetësuar për trajtimin e situatës para një auditori të drejtpërdrejtë.

Në secilin nga këto raste, ju dëshironi të jeni të përgatitur, për hir të biznesit tuaj dhe gjithashtu për hir të stabilitetit tuaj të brendshëm. Herët ose vonë, do të lindë nevoja për të folur publikisht për një temë të ndjeshme, qoftë kjo edhe një temë diskriminuese apo një teme që ju përket juve personalisht. Të përjetosh një situatë të tillë është sfiduese. Më poshtë janë tre këshilla që i përshtaten situatës suaj individuale.

Prezantoni një gjë tuajën dhe vini vazhdimisht theksin mbi të

Çfarë është ajo grimcë e informacionit që ju absolutisht doni të komunikoni me audiencën? Bëni një punë të pastër në prezantimin tuaj sado i gjatë të jetë ai, me një mesazh konçiz dhe që të mbetet në mendje. Edhe pse nuk kërkon shumë kohë kjo është e rëndësishme, pasi që të gjithë kanë informacione, dhe “paketimi i pjesës më të rëndësishme në një mënyrë lehtësisht të tretshme” është diçka me vlerë për audiencën.  E gjitha ajo ç’ka ju kërkoni është përshtypja e mirë para audiencës.

 Përqëndrohuni tek rrëfimi

Auditori do t’ju ndjekë përgjatë gjithë rrëfimit tuaj. Përcillni tek ata emocionin e tregimit me lartësitë dhe karakteret interesante. Një fjalë e ndërtuar mirë gjurmon një hark narrativ. Ai ndërton tension për audiencën tuaj, pastaj e lëshon atë dhe e ndërton tensionin përsëri, pastaj e lëshon përsëri. Kjo ka lidhje me transformimin  thotë Nancy Duarte. Ndërto besueshmërinë duke treguar se kupton “çfarë është”, pastaj prezanto “çfarë mund të jetë” dhe përfundon me “begatinë e re” të idesë tënde të re për të ecur përpara.

Lexo: 3 mënyra fantastike për të financuar biznesin tuaj, pa ndarë fitimet ose kapitalin

Është një klishe, por vlen sepse njerëzit nuk do të kujtojnë gjithçka që ju thatë. Ata do të kujtojnë se si i keni bërë ata të ndihen. Pra, bëni që ata të ndjehen të mëdhenj edhe në një situatë të vështirë, të ndihen të dëgjuar, të kuptuar ose të lidhur në një mënyrë  humane.

Merr frymë, pastaj rishkruajeni pyetjen

Gjatë një fjalimi janë disa mjete të tjera më të vlefshme sesa frymëmarrja. Kur marrim frymë mirë, ne komunikojmë nga një pikë stabiliteti dhe besimi. Kur marrim frymë mirë, ne jemi gjithashtu në një pozicion më të mirë për t’u përgjigjur kur sfidohemi me një pyetje të vështirë ose të ndërlikuar.

Merrni kohën tuaj në kuptimin e asaj që kërkohet. Mos supozoni se e dini se çila është pyetja. Fillimi i përgjigjes suaj si: “Kështu po pyet …” ose, “A jam i saktë në të kuptuarit …” ose, “Pyetja jote është …” ndihmon për të sqaruar pyetjen. Gjithashtu, fton hapësirën për të ndaluar dhe angazhuar pyetësorin, duke e zhvendosur fokusin në një hetim të vërtetë dhe jo në shpërthimin që mund të rrethojë pyetjen.
Inc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0