3 mënyra fantastike për të financuar biznesin tuaj, pa ndarë fitimet ose kapitalin - Business Magazine Albania

3 mënyra fantastike për të financuar biznesin tuaj, pa ndarë fitimet ose kapitalin


Bedros Keuilian, Sipërmarrës,

INC

Kur pjesa më e madhe e njerëzve mendojnë për financim, flitet për investitor, një partner në biznes me xhepat plot, një fushatë mbledhje fondesh, ose kredi. Por a është vërtetë e vlefshme të ndash fitimet dhe kontrollin e biznesit me dikë që nuk e njeh dhe nuk kujdeset si ju për industrinë tuaj? Në asnjë mënyrë! Ju mund të financoni biznesin tuaj pa përfshirë investitorë. Në të vërtetë, ndoshta ju jeni tashmë të ulur në paratë që po kërkoni aktualisht. Thjesht, ju duhet të vini në punë aftësitë tuaja për të punuar dhe për të marrë mençurisht rreziqe. Kjo është pyetja që duhet t’i bëni vetes: “Si mund ta gjej vetë kapitalin për të filluar biznesin tim të ëndrrave?”

Po ndaj me ju tre histori të njerëzve që janë vetëfinancuar duke përdorur këshillat e mia. Të tre kishin të njëjtin problem: u nevojitej kapital për të filluar biznesin e tyre.

Në vend që t’u kërkonin njerëzve të tjerë për burime, ata u treguan të shkathët. Shfrytëzuan aftësitë dhe pasuritë që tashmë kishin, për të gjeneruar kapital. Me këtë proces forcuan bazat e tyre sipërmarrëse, të cilët në fund të fundit janë burimi i vërtetë i pasurisë. Ju mund të bëni të njëjtën gjë me mendësinë e duhur dhe mund të keni një të ardhme më të ndritur për shkak të këtij veprimi.

1 Përpunoni bazën tuaj aktuale të klientëve

Një nga klientët e mi kishte nevojë për një hapësirë shtesë për të pritur klientët në rritje të shpejtë. Nisur nga fakti që biznesi i tij i fitnesit pati një bum, ai mori një numër të madh partneritetesh dhe oferta investimesh që mund të financonin zgjerimin e tij. Por, ai i ktheu të gjitha. Pse?

E dinte që mund të investonte vetë për zgjerimin e aktivitetit ndaj u bë kreativ dhe u ofroi klientëve të tij aktualë marrëveshje ekskluzive paraprake.

Shumë nga personat që nënshkruan marrëveshje paguan plotësisht. Kështu ai mori një sasi të mjaftueshme parash për të bërë investimin. Funksionoi: Ai mori çelësat e ambientit të ri dhe është në proces të ndërtimit të ambientit.

Ju duhet gjithashtu të shfrytëzoni aftësitë tuaja dhe bazën ekzistuese të klientëve për të fituar më shumë para. Ai e dinte se mund të ndiqte ata, duke i asistuar një nga një dhe në grupe dhe përdori atë aftësi për të siguruar kapitalin e tij.

Por jo çdokush ka një bazë klientësh besnikë, që mund të kthehen.

2 Siguroni prova nw rrjetin shoqwror

Nëse nuk keni asnjë klient, ju duhet të punoni për të gjetur të parët. Më të bërë këtë, përpiquni të siguroni klientët e parë. Ju mund ti përdorni ata si një provë sociale për të tërhequr më shumë klientë, mjaftueshëm për të siguruar paratë e nevojshme për të nisur punë në biznesin tuaj.

Një nga klientët e mi bëri pikërisht këtë. Ai dontë të niste biznesin e tij si trajner personal, por nuk kishte klientë të mjaftueshëm për të punuar me kohë të plotë. Në fakt ai kishte vetëm një klient si fillim.

Klienti im vuri në punë mendjen për të bërë çfarëdo që nevojitej të kishte më shumë klientë në bord. Trajnoi falas miq e familjarë thjeshtë për të siguruar mbështetjen shoqërore. Ata u treguan të tjerëve se programi i tij trajnues funksionon shumë mirë. Ndërsa nuk bënte trajnime, telefononte 5 të njohur në ditë dhe i ftonte të provojnë trajnimet e tij.

Falë këmbënguljes, biznesi i tij është në rritje. Klientët e parë i dhanë paratë e mjaftueshme për të nisur punë në biznesin e tij.

3 Krijoni ndjekës-anëtarë

Keni dëgjuar ndonjëherë për marketingun e anëtarëve?

Flitet për promovimin e produktit apo shërbimit të dikujt përkundrejt një tarife komision dhe është një nga mënyrat me më pak kosto për të siguruar të ardhura dhe network me markat që ndajnë të njëjtën audiencë me ju.

Marketingu i anëtarëve ka kosto të ulët, çka do të thotë se ju dërgoni në shtëpi më shumë para përmes komisionit nëse produkti që promovoni ecën mirë në shitje.

Nëse gjeni produktin e duhur për të promovuar dhe nëse siguroni një tarifë komisioni të mirë, ju do të mund të siguroni para për të ngritur bazat e biznesit tuaj. Ndërkohë ju duhet të vazhdoni me përpjekjet tuaja për marketing.

Dy nga klientët e mi përdorën këtë formë për të nisur biznesin pa pasur para kesh, apo klientë. Si? Ata krijuan një faqe Facebook dhe bënë reklama, për të forcuar markën, duke fituar mjaftueshëm për të financuar biznesin e tyre.

Ata nuk fituan para vetëm nga shitja e produkteve. Krijuan më shumë mundësi me kontaktet dhe adresat e emaileve që kishin. Pjesa tjetër ishte më e lehtë. U duhej të dërgonin përmbajtje të vlefshme dhe të fitonin besimin e tyre për produktin më të shitshëm.

Përfundimi: Nuk ju duhen paratë e dikujt për të financuar biznesin tuaj të ëndrrave. Mund të marrë kohë, por mund të siguroni mjaftueshëm capital duke vendosur në punë aftësitë dhe burimet tuaja.

Përvishju punës e siguroji vetë paratë- do të fitosh një përvojë të vlefshme biznesi për fitimin e parave, e cila do të të vlejë në një periudhë afatgjatë.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0