Një smartphone tjetër i fuqishëm vjen nga Samsung Electronics

Një smartphone tjetër i fuqishëm vjen nga Samsung Electronics


Samsung zbuloi sot Galaxy A70, smartphone-nin më të ri në rangun popullor të Galaxy A. E ndërtuar me novacionet më të reja të Samsung dhe me funksionet kryesore të përditësuara, Galaxy A70 shfaq një dizajn elegant, ekran të madh infinity, kamera të trefishtë, bateri të fuqishme dhe lidhje të përsosur. 

“Konsumatorët e sotëm po përdorin telefonat e tyre në një mënyrë më aktive dhe autentike, duke ndarë përvojat e tyre dhe duke qëndruar më gjatë në to”, tha DJ Koh, President dhe CEO i IT & Mobile Communications Division në Samsung Electronics.

“Këto lidhje mund të lulëzojnë vetëm kur funksionet kryesore të smartphone-it u lejojnë njerëzve të përmirësojnë ndërveprimet e tyre përmes lidhjeve spontane, bashkëpunuese dhe të sinqerta. Kjo kërkon një evolucion. Për këtë arsye, për të plotësuar nevojat në rritje të këtij brezi, krijuam të riun Galaxy A70- i projektuar për mënyrën se si njerëzit po ndërlidhen tani”.

Një ekran i përkyer dhe dizajn i shndritshëm, janë ato për të cilat dallohet Galaxy A70

Duke paraqitur një ekran 6.7″ Infinity-U, ekrani më i madh në portofolin Galaxy A deri më tani, Galaxy A70 ofron një eksperiencë më intime në aktivitetet e përditshme. Dizajni i shndritshëm dhe ergonomik i Galaxy A70 dhe ekrani 20: 9 jep një eksperiencë shikimi sa më të gjallë. E disponueshme në katër ngjyra dalluese, duke përfshirë Koralin- ngjyrën trend të këtij viti, Blunë, të Zezën dhe Të Bardhën.

Mos humbisni asnjë moment

Me kamerën e trefishtë të Galaxy A70 vjen një lente e pasme dhe ballore 32MP me rezolucion super të lartë, shkrepni foto të shndritshme që nuk sakrifikojnë asnjëherë cilësinë e imazhit, pa marrë parasysh se ku jeni, apo çfarë kohë gjatë ditës. Merrni më të mirën e fotove tuaja të çastit me Optimizuesin e Skenave Galaxy A70 i cili mund të njohë dhe përmirësojë intuitivisht deri në 20 skena, duke sjellë më të mirë në atë që shihni.

Qëndroni live për më gjatë

Galaxy A70 vjen me një bateri të fuqishme 4,500 mAh, duke ju dhënë lirinë dhe komoditetin për të ndarë dhe luajtur gjatë gjithë ditës. 

Lidhu në mënyrë të përsosur dhe të sigurtë

Pozicioni i ri i skanerit të gjurmëve të gishtave në ekran të Galaxy A70 e bën më të përshtatshëm se kurrë për të kontrolluar aksesin në telefonin tuaj për një eksperiencë më të thjeshtë të përdoruesit pa kërkuar që njerëzit të ripozicionojnë gishtin. Bashkë me Samsung Pass, njerëzit mund të nënshkruajnë në faqet e internetit dhe aplikacione duke përdorur identifikimin biometrik si një mënyrë më e lehtë dhe më e sigurtë.

Merrni përvojën e plotë Galaxy

Galaxy A70 përmban platformën Samsung të One UI për të inkurajuar produktivitetin dhe fokusimin. Dizenjuar për të përmirësuar përvojën e përdoruesit të Galaxy Samsung, One UI mundëson ndërveprime të përshtatshme dhe më të zgjuara, duke përfshirë lundrimin me një dorë, që e bën më të lehtë ndërveprimin, të arritshme me një dorë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0