Thirrje për kontribute në përmirësimin e efiçiencës energjitike të Portit të Durrësit - Business Magazine Albania

Thirrje për kontribute në përmirësimin e efiçiencës energjitike të Portit të Durrësit


Ndërkohë që Shqipëria pret hapjen e negociatave me Bashkimin Europian, Strategjia e Zgjerimit për Ballkanin Perëndimor e vitit 2018 përcakton nisma të reja për rajonin, si psh. fuqizimi i sundimit të ligjit, forcimi i bashkëpunimit për sigurinë dhe migrimin, zgjerimi i Bashkimit Energjetik të BE-së, Ndërlidhja, etj. Këto iniciativa do të shoqërohen me reforma të thella dhe politika zhvillimore në vendin tonë, si në nivelin qëndror ashtu dhe në atë lokal.

Në nivel lokal, Strategjia e Zhvillimit Territorial 2015-2030 e Bashkisë Durrës e hartuar nga Bashkia në partneritet me Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim, hedh dritë mbi intensifikimin e shumëllojshmërisë së bizneseve pranë poleve zhvillimore ekonomike, ku Porti i Durrësit luan rolin e një poli kyç të tregtisë së mallrave dhe shërbimeve për gjithë vendin dhe rajonin. Ndërkohë, Strategjitë zhvillimore të viteve të fundit vendosin theksin tek përmirësimi i eficiencës energjitike në këto pole nëpërmjet përmirësimit të teknologjive të përdorura dhe ndërhyrjes me politika edukimi dhe ndërgjegjësimi mjedisor.

Për të adresuar nevojat e Portit në rritjen e efiçiencës energjitike në hapësirën e tij, po zbatohet projekti “Portet si Faktorë Kryesorë Stimulues në Fushën e Sipërmarrjes” – PoWER. Projekti financohet nga Programi Interreg Adrion dhe zbatohet në Shqipëri nga Instituti për Bashkëpunim dhe Zhvillim dhe Bashkia Durrës. Objektivi i tij kryesor është fuqizimi i ndërveprimit mes aktorëve kryesorë të Zinxhirit të Ofertës së Inovacionit: institucionet arsimore (shkollat, universitetet, njësitë hulumtuese), sipërmarrjet dhe administratën publike, me qëllim shfrytëzimin e kapaciteteve dhe potencialeve të tyre të papërdorura në zonat me potencial zhvillimor. Gjatë fazës së parë të projektit, ekspertët kanë mbledhur dhe analizuar të dhëna që lidhen me konsumin dhe efiçencën energjitike dhe kanë hartuar një Listë Nevojash Energjitike të Portit.

Projekti PoWER ka hyrë tani në fazën e bashkëveprimit me ndërmarrjet, bizneset e vogla dhe të mesme, universitetet, profesionistët dhe hulumtuesit shkencorë duke shpallur një thirrje të hapur, nëpërmjet se cilës synohet identifikimi i propozimeve apo zgjidhjeve të reja dhe patentave (produkte, shërbime, modele biznesi apo teknologji) që adresojnë nevojat energjitike të identifikuara në Portin e Durrësit.

Afati i dorëzimit të propozimeve është data 15 Shkurt 2019. Fituesit do të kenë mundësinë të kenë zgjidhjet e tyre të publikuara në Platfomën PoWER dhe të marrin pjesë në aktivitetet e projektit.

Të interesuarit mund të gjejnë më shumë informacion në lidhje me projektin dhe konkursin në faqen: http://www.powerports.eu/sq/kerkese-per-zgjidhje ose në faqen web të Institutit për Bashkëpunim dhe Zhvillim http://www.cdinstitute.eu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

✨ Thënia e ditës
“Ndonjëherë nuk e sheh veten tënde qartë, deri kur e sheh me sytë e të tjerëve.”
— Ellen DeGeneres
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0