Robert Glazer, themelues i Acceleration Partners,
Kur flisni me një koleg, mik të ngushtë apo edhe një të huaj, biseda shpesh është e njëjta:
“Si po shkon?”,- “Mirë, shumë i zënë.”
Ky refren përmendet nga shumë njerëz në rrethin personal e profesional. Gjithsesi, të qenit e zënë nuk duhet parë si një gjendje—nuk na bën më të lumtur e nuk na bën më produktivë. Shpesh nënkupton që thjesht po humbasim kohë.
Vite më parë, një anëtar i grupit drejtues i thotë trajnerit: “Unë nuk kam kohë të mjaftueshme”. Trajneri e pa e na u drejtua neve: “Si një lider, ‘nuk kam kohë të mjaftueshme’ është thjeshtë një justifikim që të gjithë duhet ta përjashtoni nga fjalori juaj. Nëse po prisni të keni shumë kohë të lirë, nuk do të ndodhë asnjëherë. Flitet për prioritete dhe si e përdorni kohën. Liderët efektivë dinë të vënë në prioritet gjërat më të rëndësishme”.
Fjalët e tij më mbërthyen. Megjithëse shpesh tundohem ta përshkruaj veten si të zënë, kam punuar për të hequr këtë instikt dhe kam inkurajuar ekipin tim që të bëjë të njëjtën gjë. Ata që kanë siguruar arritje të mëdha e kanë kuptuar me kohë se të qenit “i zënë” nuk vlen.
Në vend që të thonë: “Unë jam i zënë”, ata bëjnë këto tri gjëra:
I japin përparësi “të rëndësishmes” në vend të “urgjentes”
Koha është burimi juaj më i vlefshëm dhe duhet ta shpenzoni në mënyrë të përshtatshme. Kjo do të thotë, të jesh i kujdesshëm në prioritetet e tua dhe të largosh gjëra të panevojshme nga orari yt. Një formë përparësie është si më poshtë:
- Urgjente dhe e rëndësishme
- Urgjente dhe jo e rëndësishme
- E rëndësishme dhe jo urgjente
- Jo urgjente dhe jo e rëndësishme
Një gabim i zakonshëm është të vësh në prioritet detyrat urgjente, dhe jo ato të rëndësishme. Gjërat që janë të rëndësishme, por jo urgjente, shpesh kanë të bëjnë me mendimin dhe strategjinë e madhe që do të transformojnë biznesin tuaj dhe do të formësojnë jetën tuaj. Sigurohuni t’u kushtoni kohë këtyre detyrave, në vend që të zini orarin tuaj me punë urgjente, por jo të rëndësishme. Kjo do të ulë ndjesinë tuajt të të qënit i zënë dhe u kushtoni kohën tuaj qëllimeve afatgjata.
Planifikoni bazuar në vlerat tuaja parësore
Shumë njerëz mendojnë se sa më të suksesshëm janë, aq më shumë njerëz dhe gjëra kërkojnë kohën e tyre. Personat e suksesshëm e dinë se është e rëndësishme të vendosin prioritete në përputhje me vlerat bazë të tyre dhe të kompanisë dhe u kushtojnë kohë njerëzve që janë më të rëndësishëm për ta.
Pa dyshim, këto janë gjëra që ju përmbushin dhe ju rrisin në vend që të zbrazin energjitë tuaja.
Filloni duke bërë një kontroll të hollësishëm të orarit tuaj dhe të përcaktoni sa kohë u kushtoni gjërave që lidhen me vlerat tuaja bazë. A po humbisni kohë për gjëra pa rëndësi në afat të gjatë? A jeni duke humbur në kohë me të dashurit tuaj, ndërsa jeni të zënë në punë të panevojshme? Përgjigjet e këtyre pyetjeve do t’ju tregojnë shumë rreth faktit se si po hartoni orarin tuaj.
Kuptoni se jeni përgjegjës për mënyrën se si e kaloni kohën tuaj
Eksperti i menaxhimit Peter Drucker ka thënë se liderët efektivë e konsolidojnë menaxhimin e kohës. Nëse e cilësoni veten plotësisht përgjegjës lidhur me faktin se si e shpenzoni kohën tuaj, ju mund të bëni zgjedhje të vetëdijshme për të kufizuar ngarkesën tuaj dhe të fokusoheni në përparësitë kryesore.
Nuk është produktive të zini 100% të kohës suaj. Njerëzit e suksesshëm e dinë që pushimi është i domosdoshëm. Warren Buffett ka hapësira boshe në axhendën e tij, çka i jep fleksibilitet për të shpenzuar kohë duke menduar e krijuar strategji, në vend që të ulet gjithë ditën në mbledhje .
Lexo: 6 zakone të sigurta që do t’ju bëjnë një lider të paharrueshëm sot ose nesër
Kur një detyrë e rëndësishme nuk bëhet, është e rëndësishme të pranoni se keni zgjedhur të përdorni kohën tuaj duke bërë diçka më pak produktive.
Në vend që të thoni “Jam jashtë afatit” përpiqu të thuash “vendosa të bëj X në vend të Y” ose “po fokusohem në gjërat e gabuara”. Kur të ndërgjegjësoheni si po e kontrolloni kohën tuaj, ju mund ta bëni veten përgjegjës për humbjen e kohës dhe mund të vendosni të përmirësoheni.
Të menaxhosh kohën nuk është e lehtë- shumë njerëz humbasin gjithë jetën e tyre pa e kuptuar si ta bëjnë këtë. Por, duke thënë thjesht “Jam i zënë” është një shtrat që i mban larg drejtuesit nga mundësia për të vlerësuar dhe përmirësuar menaxhimin e kohës. Jepini përparësi asaj çfarë është më e rëndësishme, krijoni kohë për njerëz që kanë rëndësi për ju dhe kuptoni që vetëm ju mund të kontrolloni kohën tuaj. Kështu, kur njerëzit do t’ju pyesin “si je”, do të keni një përgjigje më të mire se “i zënë”.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.