Rimbursimi i vonuar i TVSH-së, shqetësim edhe për Dhomën Amerikane të Tregtisë - Business Magazine Albania

Rimbursimi i vonuar i TVSH-së, shqetësim edhe për Dhomën Amerikane të Tregtisë


Në një takim me përfaqësues të tatimorë, Dhoma Amerikane e Tregtisë ka ngritur shqetësimin e vonesave në rimbursimin e TVSH-së.

Presidenti i Dhomës Mark Crawford, tha se ky problem nuk është zgjidhur akoma ndërsa shqetësimi është përsëritur tek administrata tatimore në mënyrë të vazhdueshme.

Zv/Drejtori i Tatimeve Xhavit Curri tha se është krijuar një drejtori e posaçme për procedurën e rimbursimit të TVSH. “Ka një rregullore shumë strikte për rimbursimin e TVSH. Nuk ka cedim nga këto rregulla dhe afate”, tha ai duke theksuar se bëhet përjashtim në dy raste: kur tatimpaguesi zgjidhet nga sistemi si subjekt me risk dhe duhet të kontrollohet, (kontroll që zgjat rreth 20 ditë) dhe së dyti, kur nga miratimi i shumës deri në kalim në llogari, ka pasur një sfazim në kohë”.

Sipas Currit, rimbursimi i TVSH-së ka qenë më i lartë në 2018-ën, duke arritur në rreth 14.5 mld lekë TVSh. Ai spegoi  se është krijuar një vonesë deri në 6 muaj nga momenti i miratimit dhe kalimi i fondit. “Po kërkojmë një zgjidhje për të sheshuar shqetësimet e tatimpaguesit”përmes një plani më real me Ministrinë e Financave, më të madh për të ardhurat dhe një plan për rimbursim më të madh se sa është planifikuar, në rreth 19 miliardë lekë.

Shqetësime të tjera për sipërmarrësit amerikanë dhe shqiptarëo-amerikanë në vendin tonë janë: konkurrenca e pandershme, evazioni fiskal dhe apelimi i vendimeve në Drejtorinë e Apelimit Tatimor.

Së fundi, edhe përfaqësi të tjera biznesi janë ankuar por vonesat e rimbursimit të TVSH-së. Industria e fasonit, është shprehur se ka raste kur TVSH e pa rimburisuar ka arritur në një vit, ndërsa detyrimi ligjor është vetëm një muaj.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0