“Shërbimet tona të lëvizshmërisë kanë zhvilluar një bazë të fortë tek konsumatorët dhe tani jemi gati për hapin strategjik,- u shpreh për CNN shefi i Daimler Dieter Zetsche.
Sipërmarrja është një shembull se si prodhuesit e automjeteve po formojnë partneritete për të shpërndarë kostot e zhvillimit të teknologjisë përfshirë këtu sistemet e automjeteve lëvizëse dhe platformat e veturave elektrike.
Kompanitë njoftuan qëllimin e tyre për të bashkuar forcat në Mars të 2018, por kërkohej miratimi i planit rregullator. BMW dhe Daimler janë të fokusuar në 5 fusha: ndarjen e punës në tregun e prodhimit të makinave, ngasjen, ngarkimin dhe transportin multimodal, i cili u lejon udhëtarëve të përdorin metoda të shumta të transportit në një udhëtim të vetëm.
“Këto 5 shërbime do të bashkohen edhe më shumë, me qëllim krijimin e një platforme të vetme të mobilitetit. Bashkëpunimi është e vetmja mënyrë për të patur rritje në treg. Ndërkohë që investimet do të ndahen”- shprehet shefi i BMW Harald Kruger.
Edhe kompanitë tjera të prodhimit të makinave kanë filluar bashkëpunimet.
Ford dhe Volkswagen njoftuan një plan në janar për të ndërtuar mjete së bashku. Kompanitë gjithashtu kanë rënë dakord se si do të procedojnë më tej për të zhvilluar automjetet e të ardhmes. Trendi i bashkëpunimit është përshpejtuar gjithashtu edhe nga kompanitë e teknologjisë, Google dhe Uber. Ndërhyrjet e reja si Tesla dhe kombinime të reja, si përpjekja e përbashkët e General Motors, SoftBank dhe Honda, gjithashtu mund të trondisin të ardhmen e industrisë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.