Vullnet e bashkëpunim. Këshillat e profesorëve shqiptarë nëpër botë

Vullnet e bashkëpunim. Këshillat e profesorëve shqiptarë nëpër botë


Shqiptarë të rinj të suksesshëm?! Ne kemi njohur e intervistuar shumë të rinj. Pasioni dhe vullneti janë pikat e përbashkëta të tyre.

Ndonëse janë të rinj në moshë i’a kanë dalë më së miri të krijojnë një karrierë të suksesshme jashtë Shqipërisë. Nëse shfletoni në galerinë e Businessmag.al do të ndesheni shpesh me fjalët: shqiptari i suksesshëm… shqiptari që u bë pjesë…nderoi Shqipërinë… e shume të tjera të këtij lloji.

Ju sjellim në vëmendje disa prej mesazheve që ato kanë cituar në intervistat e dhëna për Businessmag.al.

Josif Grabocka, profesori i inteligjencës në Gjermani u sugjeron studentëve shqiptarë, sidomos atyre të informatikës, që të angazhohen më StartUp-e, pasi janë një mundësi e mirë për zhvillimin e ideve të tyre.

Lexo: Josif Grabocka, profesori i Inteligjencës Artificiale në Gjermani

Profesore në Australi Bora Qesja rekomandon që rinia të jetë gjithmonë ngulmuese. Ajo shprehet se nuk ka gjëra të pamundura dhe të paarritshme. Mjafton dëshira dhe vullneti dhe të gjithë mund t’ia dalin.

Lexo: Bora Qesja, e suksesshme përtej kufijve

Endrit Kromidha, Profesor i asociuar për sipërmarrjen dhe inovacionin në University of Birmingham

Të rinjtë sipërmarrës duhet të guxojnë të japin një pjesë të biznesit të tyre, në mënyrë që të sigurojnë financime për riinvestim.

Universitetet në Shqipëri duhet të jenë më të hapur ndaj bashkëpunimeve me universitete e profesorë jashtë vendit.

Lexo: Financa dhe investitorët për sipërmarrësit e rinj inovativë në Shqipëri

Serena Leka, shqiptarja që ka trajnuar ekselentët në mbarë globin shprehet: “Për të rinjtë ka shpresë. Shpresa është më e sigurt dhe e afërt nëse të rinjtë u qëndrojnë besimeve të tyre dhe principeve bazë”

Lexo: Serena Leka, shqiptarja që po trajnon ekselentët në mbarë globin

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0