Vendimi për këtë në fakt është marrë gati një vit më parë. Në maj të 2018, Banka Qendrore Europiane vendosi të heqë gradualisht nga qarkullimi monedhën, pasi prerja mund të ndihmojë aktivitetet kriminale.
Për sa u përket kartëmonedhave 500 euro në qarkullim pritet që ato të jenë të vlefshme gjithnjë e mund të këmbehen pranë bankave qendrore të Eurosistemit në çdo kohë. Kartëmonedha mund të përdoret si mjet pagese pa kufizime kohore por duke qenë se nuk do të printohet më është e paevitueshme se do të shkojë drejt tërheqjes së plotë nga tregu gradualisht.
Kartëmonedha 500 euro u prodhua me kërkesë të Gjermanisë, e cila do të zëvendësonte kështu kartëmonedhën e saj të mëparshme 1 mijë marka. Franca ka kryesuar vendet që kishin interes për ta nxjerrje jashtë përdorimi. Franca përdor vetëm 3 për qind të kartëmonedhave qarkulluese.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.