Këshilla nga shqiptarë të suksesshëm - Business Magazine Albania

Këshilla nga shqiptarë të suksesshëm


Kush tha që këshillat duhet t’i ndjekim vetëm kur i lexojmë nga manjatët e suksesshëm botërorë si Elon Musk, Warren Buffett, Jeff Bezos apo dhe shumë të tjerë. Vendi ynë mbart persona me vlera që nuk kursehen të ndihmojnë, këshillojnë dhe orientojnë të rinjtë shqiptarë. Persona si Julia Goga-Cooke, Vasil Naçi, Linda Shomo, Motrat Viso, Ravajol Jorgo Hasani, Rudina Seseri, Juxhin Balliu e shumë të tjerë që suksesin ndoshta se kanë gjetur në Shqipëri, por mundohen të sjellin më të mirën këtu dhe të ndihmojnë vendin e tyre që të bëhet si bota, sepse shikojnë një potencial të madh, gjë që ne këtu shpeshherë nuk arrijmë ta shikojmë.

BusinessMag në këtë artikull ju sjell disa këshilla që duhet t’i dëgjojmë dhe me këtë vit të ri, t’i implementojmë. Mos harroni fillimi i mbarë, gjysma punës, kështu që përvishni mëngët dhe filloni nga puna.

Lexoni: Do të bëhesh sipërmarrës i suksesshëm?! Ja disa këshilla nga Flamur Hoxha

  • Julia Goga-Cooke, folëse publike dhe botuese e revistës “Inspire to Innovate”

“Bëni diçka që ka kuptim, sado e vogël qoftë ajo. Ky vend nuk ka nevojë vetëm për ëndërrimtarë e kritikë, ka nevojë edhe për njerëz që bëjnë diçka!”

  • Vitjola dhe Kristinka Viso, bashkë-themeluese të OV Nutrition

“Së pari është shumë e rëndësishme të gjeni vetveten, të zbuloni çfarë aftësish apo talentesh keni, po aq sa të zbuloni se çfarë limitesh keni. Dhe do ju këshillonim të punoni me limitet për t’i kthyer ato në aftësi, sepse do të jenë pikërisht ato që do ju duhen për të përballuar çdo lloj situate.

Së dyti që është po aq e rëndësishme, por këtë herë për sipërmarrjen, është të fokusoheni te problemet që zgjidhni me idenë tuaja. Biznesi gjithmonë ka ardhur si zgjidhje për problemet, prandaj një njohuri shumë e mirë për problemin do të jetë avantazh për ju në shtrirje kohore. Të gjithë ju që keni një ide biznesi provoni, eksperimentoni dhe krijoni eksperienca.”

  • Ravajol Jorgo Hasani, Ambasadori i kulinarisë shqiptare në botë

“Ajo që dua t’ju theksoj të rinjve është që të mos bëhen kopje as e modelit tim, as e ndonjë modeli tjetër. Çdo i ri duhet të punojë dhe të ndërtojë karakterin e tij. Duhet të dijë që një rrugë suksesi nuk vjen pa lodhje, punë dhe sakrifica. Duhet të dijë që do të pësojë shumë goditje, por do të bëhet më i fortë, duhet të mbrojë ëndrrat dhe t’i ngjisë shkallët me radhë. Mos kopjoni asnjë, kopja sjell vetëm probleme.”

Lexoni: Gratë shqiptare në biznes, rrugëtim i vështirë mbijetese dhe suksesi

  • Rudina Seseri, themeluese e Glasswing Ventures

Për femrat e reja profesioniste: “Mos kini frikë të rrezikoni. Dhe nëse nuk e ngrini zërin, askush tjetër nuk do të flasë për ju.”

  • Linda Shomo, themeluese e EasyPay

Për startup-et e reja: “Këmbëngulje, këmbëngulje. Nuk mjafton vetëm ideja, sepse pavarsisht sa e bukur mund të jetë ajo duhet studiuar a funksionon për tregun shqiptar. Prandaj dhe mentorët janë të rëndësishëm. Sa më shumë që rritesh aq më shumë ke nevojë për njerëz që dinë më shumë se ty. Mentori është ai që të në njëfarë mënyre të hap sytë, por nevojitet dhe shumë këmbëngulje.”

Për të gjithë ata që duan të ikin jashtë vendit: “Ikni me punë e jo fizikisht. Këtë e bën të mundur bota e internetit dhe të gjitha shërbimet e nevojshme në sektorin e teknologjisë IT.”

  • Vasil Naçi, themelues i Agna Grup, organizator i seminarit motivues “Rruga drejt suksesit”

“Besoni tek vetja, kini ëndrra dhe punoni fort për t’i bërë realitet. Kur keni pasion, kur keni zjarr në zemër për ato që doni të arrini, i gjeni gjithmonë mjetet që iu duhen për t’ia dalë mbanë; duket sikur gjërat ndodhin si me magji, por në fakt dëshira e fortë iu ndihmon të kanalizonienergjinë dhe potencialin në drejtimin e duhur. Ju them të rinjve ta shikojnë veten jo thjesht si qytetarë të një vendi të vogël si Shqipëria, por si qytetarë të kësaj bote të madhe që ndryshon çdo ditë. Ju them ta duan jetën, të kujdesen për çdo aspekt të saj, të kultivojnë frymën e mirënjohjes dhe kontributit, pasi kur jep, gjithmonë të kthehet dhe kur je mirënjohës për çdo gjë që ke dhe për çdo njeri, arrin të krijosh lidhje të forta me ta, të cilat herët a vonë do të të kthehen në vlerë. Është bekim nëse realizon të kesh mençuri në mendje, dashuri në zemër dhe shëndet të mirë në trup. Kështu krijohen balancat e forta që ndihmojnë të përballoni me sukses çdo sfidë.”

Lexoni: Burimet njerëzore, aseti që kompanitë shqiptare po synojnë të vlerësojnë

Anerola Torollari / BusinessMag.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0