Startup Grind Tirana e fillon vitin me të ftuarin Artan Hoxha - Business Magazine Albania

Startup Grind Tirana e fillon vitin me të ftuarin Artan Hoxha


Startup Grind Tirana e nis këtë Vit të Ri 2019 me të ftuar Z. Artan Hoxha. Duke ju uruar një Vit të Ri të gëzuar dhe të begatë, ekipi i Startup Grind Tirana ju falenderon për mbështetjen tuaj të vazhdueshme dhe që jeni pjesë e komunitetit. Duke shpresuar që të keni një fillim viti fantastik ju ftojmë në eventin e parë për këtë vit më 31 JanarProtik Innovation Center. I ftuari i parë i këtij viti është Z. Artan Hoxha.

Artan Hoxha është një nga themeluesit dhe president i Tirana Business University, institucion privat i arsimit të lartë, i cili ofron programet e ciklit të parë dhe të dytë në fushat e përgjithshme të menaxhimit të biznesit, ekonomisë dhe juridikut. Ai është një analist i mirënjohur lidhur me çështjet ekonomike, ligjore, institucionale dhe politike dhe shumë aktiv në media dhe në shtypin ditor. Z. Hoxha është drejtor i Institutit të Studimeve Bashkëkohore që promovon dhe mbështet zhvillimin e sistemeve demokratike dhe të tregut të lirë, si dhe integrimin e Shqipërisë në Europë.

Rezervoni biletën tuaj online dhe përfitoni nga oferta Early Bird deri më 29 Janar në linkun: http://bit.ly/2CFl6Nu

Sigurohuni që të jeni atje dhe të takoheni personalisht me folësin tonë dhe të shkëmbeni kontaktet tuaj me shumë njerëz të mrekullueshëm gjatë sesioneve të rrjetëzimit, ndërsa provoni menunë e ushqimit fingertips.

Ju mirëpresim!

Startup Grind është një komunitet global i startup-ve i krijuar me qëllimin për të edukuar, frymëzuar dhe bërë bashkë sipërmarrësit nga e gjithë bota me njëri-tjetrin. Evenimenti organizohet në më shumë se 500 qytete dhe mbi 125 vende në të gjithë botën ku marrin pjesë themeluesë lokalë, inovatorë, edukatorë, investitorë të suksesshëm, të cilët ndajnë historitë e nisjes së biznesit dhe mësimet e mësuara në rrugën e ndërtimit të kompanive të suksesshme.

Intervistat mujore në Startup Grind me një të ftuar të fushës së biznesit dhe investimeve japin një mundësi të shkëlqyer për networking dhe vendosjen e lidhjeve afatgjata dhe të besueshme midis aktorëve pjesëmarrës në event. Duke parë impaktin pozitiv në dhënien e shembujve konkretë për të rinjtë që kanë ide dhe duan të katapultohen në botën e biznesit, Business Magazine ju fton të merrni pjesë dhe të shpalosni idetë tuaja, sugjerimet, inovacionin dhe të jeni pjesë aktive e komunitetit më të madh në vend të startup-eve. Për më shumë informacione ju ftojmë të vizitoni adresën StartupGrind.com.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0