Hajdutët e makinave po përdorin teknologji të reja për të vjedhur disa modele automjetesh tepër popullore.
Sipas BBC në Britaninë e Madhe ata thyejnë më lehtësi 5 modelet më të shitura të automjeteve ndër të cilat ato që ka prodhuar Ford, Volkswagen, dhe Nissan.
Me anë të një pajisjeje që dërgon sinjal te çelësi elektronik i automjetit që i zoti i makinës e mban në shtëpi, hajduti mund të hapë mjetin e parkuar në rrugë.
Në Britaninë e Madhe janë kryer disa teste pasi u vu re një rritje e rasteve të vjedhjes së makinave që kishte pësuar rënie që prej viteve 90.
Ekspertët fajësojnë teknologjinë e hapjes së makinave pa çelës për këtë edhe pse në industrinë e automobilave prodhuesit flasin për siguri të lartë kundër vjedhjes së mjeteve që prodhojnë.
Megjithatë, përdoruesit e makinave mund të bëjnë disa veprime të thjeshta për dekurajuar hajdutët, si të mbyllin makinat në garazh, apo të përdorin pajisje për bllokimin e timonit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
