Financimet në bujqësi. Aplikimet për IPARD në 30 Nëntor-30 Janar - Business Magazine Albania

Financimet në bujqësi. Aplikimet për IPARD në 30 Nëntor-30 Janar


Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural filloi turin e informimit të fermerëve mbi thirrjen e parë të aplikimeve për mbështetje në bujqësi, agropërpunim dhe zhvillim rural nëpërmjet IPARD II.

Në datën 30 Nëntor 2018 deri në datën 30 Janar 2019, priten pranë zyrës qëndrore të AZHBR aplikimet për mbështetje në 3 masat e IPARD:

Masa 1. Investime në fermë – Mbështetje deri në 70% të vlerës, për investime nga 10 000 Euro deri në 500 000 Euro.

Masa 3. Investime për përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale – Mbështetje deri në 50% të vlerës për investime nga 25 000 Euro deri në 2 000 000 Euro.

Masa 7. Investime në diversifikimin e ekonomisë në fshat (agroturizëm, turizëm rural, produkte tradicionale etj) – Mbështetje deri në 65% të vlerës për investime nga 10 000 Euro deri në 400 000 Euro.

Lexo: Investimet në bujqësi, ja kriteret për të përfituar nga programi Ipard II

Ministri Peleshi i pranishëm në takimin e parë të këtij turi informues me fermerë dhe sipërmarrës në Qarkun e Tiranës e konsideroi këtë program si mundësinë më të madhe që bujqësia dhe fshati ka patur ndonjëherë.

Ai tha se, “Mbështetja më e madhe që bujqësia shqiptare, agropërpunimi, zona rurale, ka patur ndonjëherë në të paktën 30 vitet e fundit. Në datën 30 Nëntor fillojmë të presim aplikimet. Kjo thirrje qëndron e hapur deri në fund të Janarit, pra kemi 3 muaj kohë për të kthyer një projekt-ide apo një dëshirë në një projekt aplikimi. Ky është qëllimi i këtij turi që fillojmë sot dhe do të shpërndahemi me intensitet të lartë në të gjithë Shqipërinë”.

Peleshi theksoi mundësitë e mbështetjes që krijon IPARD. “Masa e parë që mbështetet nga IPARD-I, janë investimet në fermë, në bujqësi edhe blegtori. Mbështeten investime në vlerën nga 10 000 deri në 500 000 euro në masën minimalisht 60%. Parimisht mund të fitojnë edhe fermerët e vegjël, por sado i vogël të jetë ky investim, duhet të arrihet standardi i kërkuar.” Masa më fantastike është masa e tretë, diversifikimi i ekonomisë në fshat, atje kemi mundësi të mbështesim biznese jo konvencionale, jo një femrë bujqësore apo një fermë blegtorale, por çdo lloj biznesi në fakt që mbështetet në fshat, tha ministri Peleshi.

Për të aplikuar klikoni www.azhbr.gov.al dhe për më shumë informacion klikoni faqen zyrtare http://www.bujqesia.gov.al.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0