Startup-et e femrave në Europë, më pak akses në financim - Business Magazine Albania

Startup-et e femrave në Europë, më pak akses në financim


Femrat sipërmarrëse? E vështirë…kapitali për sipërmarrëset femra është në rënie. Marshimet e grave në nisma si #metoo dhe #equalpay mund të japin idenë që po ndodh fuqizimi i grave, por të dhënat e fundit tregojnë se gratë sipërmarrëse në Europë e kanë më të vështirë së kurdoherë të sigurojnë financim për kompanitë e tyre.

Krahasuar me burrat e sotëm, gratë janë ende në shekullin e 19-të, shumë përpara shpikjes së energjisë elektrike dhe telefonit. Ky është përfundimi i raportit global të hendekut gjinor WEF, i cili vlerëson se me ritmet e fundit do të duhen edhe 217 vite për të mbyllur hendekun ekonomik gjinor në nivel global.

Europa ka qenë shpesh në ballë të ndryshimeve pozitive në këtë drejtim. Megjithatë, mbeten disa sfida të qëndrueshme për femrat themeluese të sipërmarrjeve të reja.

Për më tepër, të dhëna nga Pitchbook tregojnë se financimi dhënë grave jo vetëm është i ulët, por sa vjen e reduktohet. Nga 14% e kapitalit dy vite më parë, në 11% vitin e kaluar.

Themelueset femra, gjithashtu duket se kanë një pjesë edhe më të vogël. Sipas të dhënave, mesatarja e financimit për gratë ishte 30% më e ulët se mesatarja e financimit të grupeve.

Si ndikon kjo përfundimisht në treg?

Mes yjeve të startup-eve që janë vlerësuar mbi 1 miliard dollarë, vetëm 25 nga 280 kompani kanë një themeluese femër, sipas të dhënave të Crunchbase.

Pse femrat vuajnë aksesin në financim?  Një pjesë e problemit sipas studiesve është hendeku mes femrave dhe meshkujve investitorë. “Është një problem si ai i pulës dhe vezës”, thotë Samantha Jérusalmy, partnere në “Elaia Partners”.

Një përgjigje më e shkrutër është se ka shumë seksizëm në industri, thotë Allyson Kapin nga WomenWhoTech në eventin “Sfidat e grave në Startup” mbajtur në Paris.

Paragjykimi gjinor shpesh është më delikat se seksizmi i hapur. Për shembull, investitorët bëjnë pyetje shumë të ndryshme ndaj burrave dhe grave, sipas një studimi të shkollës së Harvardit. Duke iu referuar konferencës së TechCrunch Disrupt në New York, ata analizuan më shumë se 100 biseda për të zbuluar dallimet e habitshme.

Ndërsa pyetjet e investitorëve për themeluesit meshkuj përqëndrohen tek përfitimet potenciale, rritja ose vizioni (p.sh. “Cilat janë objektuav tuaja këtë vit?”), grave u bënë pyetje më mbrojtëse dhe “parandaluese” si, “Sa të parashikueshme janë fluktet tuajat monetare në të ardhmen? “. Në këtë pikë, nuk është aspak çudi, kur ju themi se sipërmarrësit meshkuj të këtij kampioni siguruan pesë herë më shumë fonde sesa homologet e tyre femra.

Inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0