Trajnim: "Menaxhimi i Shitjeve"

Trajnim: “Menaxhimi i Shitjeve”


Qëllimi i këtij trajnimi është që të kemi një pasqyrë të përgjithshme të aftësimit të shitësve, motivimin e vazhdueshëm si dhe të kuptojmë shitjen si vlerë të shtuar. Të mësojmë të identifikojmë tipologjinë e klientëve dhe nevojat e tyre duke perfituar shitje të suksesshme.

Trajnimi do të ndikojë pozitivisht në përmisimin e njohurive bazike të shitjes në terren, organizimin e ditës së një perfaqësuesi shitjesh, menaxhimin e kohës, prezantimin vetjak dhe prezantimin/promovimin e produktit. Trajnimi do të jetë interaktiv me situata reale dhe shembuj konkret nga eksperiencat personale të gjithësecilit.

KUSH MUND TË PËRFITOJË

Përfitues të ketij procesi mund të jenë të gjithë të interesuarit nga shoqëritë tregëtare Shqiptare (ose të huaja të regjistruara në Shqipëri), shoqëritë e konsulencës.

METODOLOGJIA

Metodologjia e Trajnimit do të mbështetet mbi Pjesëmarrjen aktive të përfituesve, ajo do të synojë që të integrojë sa më plotë çdo shpjegim teorik me një shembull praktik për ta bërë çdo situatë të kuptueshme, dhe njëherësh Themeli i Metodologjisë së Trajnimit do të jetë Praktika reale dhe konkrete mbi raste të shkruara posatshëm për pjesëmarrësit e regjistruar.

Një trajnim 2 -ditor prej 4 orësh.

PROGRAMI 

• Intro në rrugëtimin 3 ditorë dhe prezantimi i pjesëmarrësve
• Fazat në të cilat kalon klienti në procesin e shitjes
• Guida e shitjes personale
• Shkëmbime mendimesh dhe eksperiencash mbi bazën e infove të marra sa me sipër
• Shitja “door to door” – derë më derë si një nga llojet më efektive të shitjes në terren
• Tipologjia e klienteve dhe menaxhimi i tyre
• Si qënrojnë të motivuar agjentët më të suksesshëm (info bazë + video motivuese nga interneti)
• Menaxhimi i kohes dhe organizimi i dites se agjentit ne terren
• Roleplay – Zhvillimi i situatave të ndryshme të improvizuara ndërmjet pjesëmarrësve (Klient VS Agjent)
• Punë në grupe dhe individuale
• Reflektim personal i agjentëve mbi pikat e forta dhe të dobta karakteriale dhe ndikimi i tyre në jetën profesionale
• Tregimi i eksperiencave të ndryshme personale në procese shitjesh nga audienca

PAGESA:

Tarifa e pjesëmarrjes në trajnim është 70 Euro. Për anëtarësine e DHTIT ky trajnim kushton 20% me pak nga vlera standarte.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0